Sonte fillon llogaritja dimërore e kohës

Të dielën, më 28 tetor, do të fillojë llogaritja dimërore e kohës.

Natën në mes të së shtunës dhe dielës, akrepat e orës do të duhet të lëvizen një orë pas, ashtu që ora 3 e pasmesnatës akrepat e orës duhet të kthehen pas në ora 2.

Ndryshimi i llogaritjes kohore është  bërë tashmë praktikë në 70 shtete, kryesisht me pozicion në hemisferën veriore.

Në Evropën Perëndimore, zhvendosja e akrepave ka nisur të praktikohet në fillim të viteve 70-të, me arsyetimin që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike. /Malesia.Org/

Furra Tahiri