Abazoviq: Djukanovic, kryeministër antishqiptar (video)

Në mbledhjen e djeshme të Parlamentit Mali të Zi, gjatë diskutimit mbi ekspozenë e mandatarit, deputeti shqiptar nga partia Mali Zi Pozitiv, Dritan Abazoviq fajësoi Kryeministrin e ri Milo Djukanoviq për gjendje të pa kënaqshme të pakicave, duke thënë:

“Ju keni bërë që zonat dhe vendet ku jetojnë pakicat të jenë më të pazhvilluarat në këtë shtet, keni bërë që nga popujt pakicë kemi më së shumti emigrues, dhe në fund, për fat të keq të bashkatdhetarëve të mi, ju fituat përkrahjen e tyre pa rezervë për të formuar qeverinë e re edhe pse ndoshta as nuk e kërkuat. Shpërblimi juaj ndaj tyre ishte që ju nuk e keni parë të udhës që asnjë shqiptarë ta kandidoni për ministër”, tha Abazoviq.

Ai ka lëshuar një ndër kritikat më të rënda në drejtim të kryeministrit të Mali të Zi Milo Djukanovic duke e quajtur atë si kryeminister antishqiptar.

Duke u drejtuar qytetarëve në shqip ai tha që Kryeministri i ri ka tregu politikë antishqiptare dhe mbas 15 viteve nuk i dha mandat asnjë ministri shqiptar.

“Qytetarë të nderuar, pse ndodhi kjo Ju duhet të pyesni partitë shqiptare të cilët e përkrahën këtë Qeveri, por të jeni të bindur që ky person nuk mund ti plotësoj premtimet që ka dhënë”, vlerësoi Abazoviq.

Ai e cilësoi Kryeministrin e ri si personin më përgjegjës për ngecje ekonomike dhe morale të shtetit, duke shtuar:

“Të gjitha privatizimet e juaja ishin të gabuara dhe ju i shitët resurset shtetërore. Ju shkatërruat turizmin duke ja filluar nga Ulqini, qyteti nga i cili vi une, si dhe të gjithë qytetet përreth. Ju keni vendosur pranga në formë të kufijve të Mirave Detare  dhe ju nuk i ktheni qytetarëve pronën. Ju nuk i jepni komunat që i premtuat edhe pse qytetarët kanë të drejtë ti kenë”, përfundoi Abazoviq.

Nuk ka vonuar as përgjigja nga ana e kryeministrit të ri Milo Djukanovic duke thënë se nuk është antishqiptar.
‘’Sa jam unë kryeministri antishqiptar, le ta lëmë që të vlerësojnë shqiptarët. Unë nuk jam as antishqiptar, as antiserb, as antiboshnjk apo as antimalazez, por përpiqem që të jem kryeministër në Mal të Zi të të gjithë qytetareve. Më mirë numëroni ministrat nga populli shqiptar prej vitit 1997 ‘’ – tha Djukanovic. /Malesia.Org/

Furra Tahiri

53 Comments

  1. Ja pra ky eshte aj Dritan Abazoviqi qe ju komentues ,para pak kohet e pat shpall tradhetar,vech per mbiemer e sidomos ju te dijaspores.
    Asnje deputet ne keto 22 vite nuk ja tha carit keto ,( mendoj deputete shqiptar) pra kujdes me vlersime s’duhet ngut ,sidomos kur eshte fjala per kesi
    Intelektualit.
    Te lumt Dritan dhe te ruajt Zoti

    • i lumt Dritanit, TRIM dhe i sinqert, Zoti e ruejt Dritanin, por me kete te gjith shqiptaret e Malsise duhet te ruajn dhe te ken parasysh qe shkijet crnagorce mundin ta lendojn edhe ta vrasin Dritanin, keshtu qe patjeter duhette mbahet dhe te jepet nji kujdesi e vecant per Dritanin nga te gjithe shqiptart te Ulqinit dhe Tuzit, ta pekrahin dhe te jen ne kontak me te 24×7.
      gjitha partit shqiptare te jen me Dritanin, dhe te keshillojn se asnji qeveri nuk e don te verteten dhe per ta fole te verteten Dritanit i duhet cdo shqiptar afer dhe per rreth tina

  2. AkanShqiptart nija tjeterpolitikan chi ka guzim me fol si ku djaloch tishin ele disa tjer si ky kite mu di se ka SHqiptar ne mal te zi ejo numri i Shqiptarve per vjet asht ma i vogel Dritonin e ryjt zoti elle tan bota Shqiptare eka pa guzim e patriotizmin e kti djalochit pachim ma shum si juve sukses e lumturi ne jeten tyaj

  3. i lumte ketij djalochi te rij , duket se ky edhe flet e jo vetem shkrua neper internet si shumica e Malsoreve ne pozite apo parti.Shembull i shkelqyer per te gjithe , meriton perkrahjen e pa rezervuar nga te gjithe , shkrimet qe jane ber kundra jane pjese partiake dhe gjelozie nga atij dhe partis qe i takon .Nuke e perban partia njerin por njeri e perban partin dhe veprat ….

  4. Nuk e patem shpall TRADHTAR se me quejt diken ashtu duhet me pasur fakte, por ase ateher as tani spo pajtohna me mbiemrin e tina. atij ndoshta i esht dashtur nje verejtje e atidhe dhe tani muer guximin dhe na befasoj te gjitheve me kritikat e tije me vend qe i beri kryeministrit malazias. Le te shofim se cka bahet se ky tani ka fidhuar, por goni esht i gjat dhe te shofim aktivitetet e tija ne te ardhmen. Me kujtohen disa komentues kur foli VASEL sINISHTAJ ne gjuhen ton Shqipe ne parlament, shumica juash that e ruejt zoti se ky asht djal mtaman, e tani priher ktheheni si msadha, hajt se do te

    • mos e gjyko as fajso Dritanin me shtojcen e “vic” te mbiemrit te tij, nuk e ka cpik Dritani mbiemrin por e ka trashigua, kurse familja e tij ka qene e detyruar ta kete “ic”. Shumica e shqiptarve ne Malsin e Madhe, FYROM, Srbi, Kroaci si dhe ne Kosove i kan shtojcat “vic” po “ic”, rexhimi dhe racizmi i Shkijeve Serbo-Kroate e kan pas vendos kete shtojce ne mbiemtar shqiptare, ide e Titos, Srbin dhe Kroacine, dhe familjet shqiptare skan pas care por te pranojn apo te vdesin unit. Mos u kapni e kritikoni per disa ceshtje qe si dini. Dritani eshte trim qe rall i gjen sot

  5. shifet shum shpejt per secilin se cka ban dhe sa vepron per ceshtjen komnbetare. Shum shpejt do te ndahet shapi prej sheqerrit. Muejve qe vin Komuna e plot e Tuzit do ti sqarojn shum pun, ateher do te vihen ne sprova secili, kush do te jet me opcjonin e pushtetit dhe kush kunder ti. Megjithate kur ka te drejt duhet te i jepet merita secilit, nese veproj mir duhet te pergezohet, ne ket rast keti ABAZOVIQIT i themi te lumt. Kure ta ndryshojn edhe mbiemrin perseri do ti themi Te LUMTE djalosh se bere mir. Le te shofim ABAZIN se cka do te thot neser, mos te ngutemi me krijue heroj perkrye nate si

  6. I nderuar Zoti Dritan

    Une u gezova kur pash se lindi nje djal trim,qe nuk e kam pare deri tani,vazhdoni me keto vepra patriotike ,se populli Shqipetar ne tersi ashte me ju .Nga zemra ime ju uroj shendet dhe jete te gjate.

    Zoti i bekofet shqipetare , dhe urime 100 vjetori i pamvarsis .

  7. e para here qe ndegjoi qe nji deputet shqiptar e kritikon ne kete menyre gjukanoviqin – jam shum i befasuem ne kete kritike ma se reale, por ma shum jam i knaqun qe ky djalosh i ri ka guxim qe t’i kundershtoi te vetmit diktator qe ka mbet ne ballkan. Shpresoi se dikush nga shtetet prendimore e perkrah Dritanin.

  8. Kryeministri i shokuem, shqiptaret gjithhere kan festue fitoren e idolit te tyre, e ky Dritani me qene kaq i ashper, shum interesant. Do shofim sa do zgjasin kritikat dhe mospajtimet, por sidoqofte ket qe e ndigjoi Gjukanoviqi prej Dritanit se ka ndigjue askurr te gjith deputetet shqiptare me i ba bashke. Ndoshta ne ket niqind vjetor te ri fillohet me ni politike te re pro shqiptare.

  9. Nese vazhdon keshtu munet me u ba si Albin Kurti ,se vin edhe nga nje vend. Le ti urojm suksese se me te vertet mbasi e ndigjova fjalen e ti ishte shum inkurajuese dhe atedhetare, e drejt dhe revolucjonare. Esht i ri dhe shpresojm te vazhdojn ne ket rruge, le te shofim se cka bjen koha, por me ta pas gjakun borxhe, hakun duhet me ja tregua. Do te kisham pas qief une edhe shumica e ju te tjerve me mujt me e ndegjua pergjegjen qe ja ka dhan Gjukanoviqi keti, nese i esht pergjegjur direkt apo jo. A existon kun ajo apo jo, si mund ndegjohet, nese malsia org mundet me na e postua ketu ban mire.

  10. E ty hallall e bravo te qofte more Dritan se boll mire e ke nxane kete radhe shkaun e ke ba mu djersit ,se me duket ata shqiptaret tjere qe kane kene dikur ministra apo diqka tjeter ne qeveri nuk kane mujte me i fole keshtu ketij shkavellit, Bravo te qofte per guximin dhe fjalimin qe mbajte se ja ke thane te verteten se tash e mbrapa nuk ka me mujte kush me lujte me malsoret si kane ba deri tash.Por se duhet me kene tane njezani dhe mas me lane vetem kete djal trim dhe intiligjent

  11. Si Albin Kurti nuk muj me ken. Sparit Albini asht nacionalist kurse Dritani edhe vet thot se asht i drejtimit kosmopolitan

  12. Se kam pa se ka arrit noj serb malazez shqiptar boshnjak kroat me ul ne ket pik te urtin Milo Djukanovic deri sot

  13. ky Dritoni edhe pse e ka mbiemrin me q tash me jato fjale chi ja tha gjukos me rastin e nje 100 vjetoritka me ba dichka Ja tha ne mesin et tyne ne sy te te gjithvet ky kjeka djali edhe shqip ne parlament ati ja lumesha SUKSESE DRITON E VAZHDO TUNG.

  14. Te lumt Dritan i vetmi deri sot qe ja the troch.
    Dasht zoti e te mesojn edhe koleget tu shqiptare nga ti.

  15. I lumt Dritanit se hodhi shejta e para te dirtes dhe te shpreses , qe doli dikush te jete Avokat i popullit shqiptare ne Male te zi , duke e mbrojtur me mire se cdo kush deri tani e nese vayhdon keshtu ater ky se shpejti do marri votat e gjithe Shqiptareve, gjuha me te cilen foli Abazi ishte e njejta me te cilen ju drejtua pushtetit V.., C…. kur u kthye nga SHBAja vetem se Abazi nuk e permendi Dinoshen e Fluturimin e shqiponjes, por me emrin Kryeminister antishqiptar i perfshiu te gjitha, kjo tregon qart se ky V…. C..,. nuk kenka ashtu se si e paraqesin por e sulmuakan se asht kunder Milo

  16. Dritan abazi është ndër të rrallët shqiptarë në mal të Zi me një njohuri të gjerë. Është tepër guximtar dhe bravo i qoftë.. Fjalori i tij drejtuar gjukanaviqit e tregon më së miri guximin e tij.. Të jem i sinqertë mua s’më pëlqen që nuk është radhitur në subjektet shqiptare, por më mirë në partin edhe të dreqit me identitet, se në subjekte shqiptare fallso …
    Sa për dieni Analist 007, mos e krahaso V…. C. me Dritanin, se me asgje nuk ngjajn, V….. gjithka mund të jetë por atdhetar JO !!

  17. .Nuk di a e din, por V… C…. asht kshilltar en kyt parti, bela aj e ka kshillua, bile i kam ndigjua do tath e them se e kan Lut V… C… me ken i treti en list, en kyt parti.

  18. hahahah WC. Mos bani hajgare o njerz po ku din aj me kshillua. Edhe nese din sigurisht jo si shqiptar.
    Kush nuk e njef WC mund te shkoj ne WC ta njoftoj

  19. Une cuditem qe te lejojn qe emrin e V… C…. ta shkruash me iniciale WC more USH por nuk cuditem kur e ben ti kete gje se shokeve tu duhet me u thane USH per me shkua ma tej.
    Shqiptari, eshte 100 % aio qe thua ti se V…. e kane lute me ken i treti ne kisten e Malit te zi pozitiv.
    Ndersa ti sinqerisht nuk po e nihke V…., e une e mbaj mend dikur kur ka ken kundershtari i madhe i politikes serbomadhe sha me Branko Kostiqin e Rrahman Morinen, edhe ne te perditshmen Viesti sha Millin, Dinoshen e ka quajt podanik dhe se Fluturimi i Shqiponjes ka ken edhe ni tenativ me perca shqiptaret.

  20. nuk e di se a e kem fjalen per tnjajtin V… C… por ni asht aj qe po mendoj atij mendimi i qendroj e besa edhe shumica e malsorve.
    Nuk poe kuptoj pse po e kpusin emnin e ti ktu e bela per ata nuk po dim per cilin person po flasim?
    nese asht ai qe po mendoj vet ater taman USH atij

  21. aj asht aq shqiptar i madh sa qi nuk ma merr menja se pranon me ken as kshilltar i partive malazeze e jo ma ne list. 🙂
    i treti ne list hahhahaah po cila dreq partijet kishte me pranua 3 en list ? me qesh

  22. Ush Ush po te them se sa duhet me te thane ush ti nuk i kupton keto gjana vetem shkrua me kalua kohe ater asht gjynaf me u marr ropi me shoqin tat, ti ma mire e ke rri e lexoj komentet jaj cope kohe , kur te vlersosh se e ke arrit se paku 10 % e nivelit per me ken ni komentuas i sakt i veprimeve te ndryshme politike, ater futu e komento, por duhet ta dish se ni kohe Gj… D….. V….. C….. , e i grup studentash te asaj kohe kane greh zanin, per ceshtjen shqiptare ne Male te zi e me gjer kur te tjeret jane mshef ne bira te mive, por je i ri e ke me zan Ush i her tash e pas jaj 2 vjet lajmroju

  23. Analist 007 per te cilen koh e ke fjalen,se kan veprua keta studenta.
    Ketij me iniciale V C i kan zgjat studimet deri para pak viteve, e sa i takon cheshtjes shqiptare haje dreq se eshte merzit fort per te.
    Pervech ni eshte marre me cheshtje shqiptare me malazez.
    Un ket e dij shum mir se i takoj gjenerates se tij.
    Per ket tjetrin nuk po jam i sigurt se kush eshte.

  24. Aman vllezer ju lutem leni keto komente ofenduese me njani tjetrin. Hiqnu V.C se ketu po flitet per nje djalosh te ri nga Ulqini me emrin Dritan Abazoviq, emrin e bukur shqiptar e mbiemrin malzez, por me cka po duket punet shqiptare. Ne mbiemri i tij ase na ka pelqye as sdo te na pelqejn kurren e kurres, por punet nese i ban keshtu si ja ka nis atehr i qofte AFERIM thohet turqisht. Ky ka fol ne parlament si zog sokolit, dhe deri tani me ja plas ne sy para krejt njerzve te tij skam pa kan aqe ashper me i ra zoteri Gjukanoviqit qe ky i tha antishqiptar, ja pra cfar burrnije ishte kjo. i lumte..

  25. dikush po thot se njeky mali i zi pozitiv9pra kjo parti e re e sapoformuemme para 1 vit dhe mori 7 deputet), kjo nuk esht me Millin per ata ky djaloshi esht shprehuir aq fort se kjo esht parti e fort opozitare, dhe si te tidhe e ka perkrahur ky djaloshi,, prandej te shofim se cka do te thot kjo parti per shqiptaret.Nje Medojeviq pati ardhur nje her ne Tuz dhe e priten si hero sepse premtoj komunene e plot e disa te drejta per shqiptar, por kur erdhi koha ne parlament aj doli hapur kunder PAVARESIS SE KOSOVES, pra me pa se cka do te thon kjo parti per interesat e mbar kombit, le te presim pake

  26. Po te themi hakun edhe nje her step by step, ky ja dha hakun ne sy kryeministrit malazez ma mir se askush tjeter deri sot. Shpresojm qe ky djalosh te vazhdojn dhe te punojn per te miren e shqiptareve pa u friguar aspak ashtu si veproj ne ket rast. Nese do te vazhdojn keshtu do tja falim edhe mbiemrin dhe do tja kqyrim punet dhe jo hunen, me fjal tjera mbiemrin le ta len nese i ka ckre ashtu por punet le ti bejn ne te miren kombetare dhe do tja falim te gjitha. I urojm suksese ne jeten politike dhe te mbahet i fort si ja ka nisur, dhe mos te thehet nga asnje stuhi qe do ta presin ne te ardhmen

  27. E pershendes Dritanin per guximin qe ka marr,por ky fjalim ne parlament sesht kurgja tjeter vetem nje sherbim qe i ban Gjukanoviqin duke ja shtuar autoritetin tek nacionalistat serbo-malazez dhe ne anen tjeter duke u munduar qe tek shqiptaret te tregohet patriot,rrugen -partin qe ka zgjedhur Dritani eshte rruga e Bashkim-Vellazerimit e shurjes te partive politike shqiptare.Ne keshillin drejtues te partis qe ai perfaqeson shumica jane antishqiptar e ate e kane treguar ne kete 20 vjecar,Dritani ka aftesi politike dhe organizative por eshte pro-jugosllav sepaku keshtu eshte duke vepruar .

  28. Pershendrtje Dritan.
    fjalet tua kan shum vleft si ne mal te zi ashtu ne diaspor por kujdes se ujku asht ujk qimen e ndrron por veset nuk i ndryshon kujdes prej ati antishqiptari se keta serbofila gjuejn gurin dhe mbeshehin doren.Deshiroj te uroj sukses ne pune dhe doja ti kisha edhe disa te mit ashtu atdhetar sic u tregove ti ne parlament por keta te tiert jan te shitun per karrik urime.lulgjuraj malesia

  29. Kur nje person e ben nje pune te mire dhe konstruiktive, eshte detyra jone si komentuese t’a vlersojme si te tille. Dritani, pati guximin dhe kurajon qytetare, t’ia perplase te verteten ne fytyre monarkut omnipotent, anipse atij nuk i pelqeje aspak fjala e ketij te riu shqiptar. Gjithe kjo ishte befasuese dhe ishte evidente se e la te shtangur Kryeministrin, i cili ishte mesuar te degjoje lajkatime dhe ditirambe. Tani mbetet te shofim i cili do te jete efekti i ketij ballafaqimi: pozitiv apo negativ ne raport me avancimin e te drejtave tona legjitime ne te ardhmen.

  30. Ti Bashkim Kombetar po dukesh shume i kthiellt me kete analiz qe po i bane Dritanit, ja rriti autoritetin Gjukanoviqit te Serbet se fill mas ti u cua Mandiqi i tha ti jo vetem se je antishqiptar por je antiserb antikroat edhe sepse ti e ke fut vendin ne kete kriz duke i ofruar gardes sate te plackisin te gjitha pasurit e keti shteti, Ti e perciellke shume mire, po si nuk u vien tyrp ata qe e sulmojn thoni po i sherbejn per me shkatrrua Partit Shqiptare po partit qe shkuan ne Koalicion me te ne sherbim te kuj jane , Tyrp te kesh edhe quhesh Bashkim Kombetar.

  31. Dritan te lumte…une per vete jam i sigurt se ti dhe subjekti qe i takon eshte subjekt i krijuar nga DPS-kte jua ka thane para zgjedhjeve nje zyrtare i larte i DPS- e ju po e deshmoni…SI?FAKTET: ne Nikshiq e vonuat dy muaj pushtetin e ne fund ” tradhetari” doli nga ju!!! para zgjedhjeve tu tha qarte se ke hyre ne gare me qellim te dobesimit te FORCES-ja arrite!!! kryeministrin e quan antishqiptare-ndoshta je trim ne kete drejtim por kte e dime te gjithe dhe jo vec kaq-kryeministrit i kane thene ma rende se kaq: kriminel lufte, kapomafioz, vrases, tradhetare…e vec dreqi din se cka!!!

  32. Ti Bashkimi Kombetar , paske ngel ne vitet e90 te shekullit te kaluar.
    Chlidhje ka Dritani me jugosllavi?
    Si mund ti thuash pro jugosllav kur aj as se kujton jugosllavin, se nuk ka mosh.
    Po na i prishka partit shqiptare! Po pse su gjind nje deputet i subjektit shqiptar deri tash me ja then keto kralit? Por jo sja thon se i lepijn sahanat e tij,se te gjith e shohin veten pjestar te qeveris,tyrpi u qoft.
    Tash sa vite ne parlament e ne qeveri ,e ende se rregulluan cheshtjen e flamurit,por e lan pezull me qellim, der ne zgjedhje tjera .

  33. …nje fakt tjeter eshte se kryetari juaj nja 20 vjet ka vrapuar duke bertitur MILLO!!!…per mua kto jane fakte te mjaftueshme qe deshmojne se je, bashke me subjektin tend nje PARAROJE e DPS- si dikur narodna stranka e Kilibardes qe shperndau trupin zgjedhor serb-per kte ishte themeluar nga Sherbimi sekret i kohes, dhe kur doli nga politika vete Novak K. e pranoi kete publikisht!!! Interesant eshte se TI e fillove gjuejtjen qe ne hap te pare!!! Cfare po na pergatitet qe ndodh kjo??? mos valle ndokush ma mendon se deputetat Anti-shqiptare neper partite shteterore-policore-malazeze…

  34. …mund tna sjedhin ndonje te mire ne shqiptareve???? besoj se askush ma, e kte e them nga pervoja: qe 20 vjet pluralizem ne kesi partishe kemi patur mbi 20 deputet dhe dime cna kane sjedhe-keshtuqe vrapo e futu ne grup me ta se ne anen tjeter ske vend…une kam edhe disa shkaqe tjera qe te mbetem i bindur se sulmi jot ka qene nje performans e asgje me shume…gjithesesi te lumte-ata qe duan vota edhe pse nuk i meritojne keshtu veprojne!!!!

  35. Bashkimi kombetra dhe pasha zotin, une po ju them pasha Krishtin e Muhametin se gabim e kini. Ky djaloshi foli mir dhe mos mundoni edhe ketu me i kundershtua, sepse aje foli me vend dhe foli si burrat e vertet. Vetem dikur Lek Lulgjuraj, ka mujt me ja ba Branko Kostiqit njekshtu kaq ashper dhe troc ne sy. Nuk esht njedhoj si me dal me ba intervista ne gazeta e Tv apo radio, si me ja than njeriut nersy ne mes te parlamentit. Ky shpresojm se do te vazhdojn dhe na mos te gutemi me dal menc per nje pronancim te tij, por te shofim se si do te veprojn ne te ardhmen. Dikur pasha buken edh Dinosha fli

    • Safet,shpejt ke me kuptua edhe ti qe je gabim!!! vet bjen ne kundershtim me ate qe flet-Leke Lulgjuraj, i paster ne shpirt e n mendje kur ishte deputet luftoi sa mundi, por pas do kohe u detyrua te braktise vendlindjen-nuk e braktisi nga qejfi, kishte rrogen e deputetit me t cilen jetohet mjaft mire!!e Dritani,te betohem kurr ska me arrit ate pike-sdo ta deboje askush-sepse eshte Pioni i DPS-DPS e ka krijuar prtine e tije.se kush eshte ai me shoke asht ma se e thjeshte per tu kuptuar.eshte lojtar i DPS ne Ulqin per te vjedh ndonje vote nga shqiptaret-konkretisht nga FORCA

      • …Ne Ulqin para zgjedhjesh, Fatmir Gjeka i UDSH-pasi percau partine e vet, kercenonte FORCEN se do ti shembe pushtetin e madje tha haptasi se mbeshtet DPS. Loro Nrekiqi e Luigj shkrela-te DPS- ishin ne njefare konflikti brendapartiak, dhe DPS e dinte se ata nuk muj i marrin votat FORCES, keshtuqe u lansua Pozitivna-dege e ASN-dhe DPS-e thane vete ata para zgjedhjesh, permes Dritanit, gjoja shqiptar i madh per te marr votat Forces per te vene ne pyetje pushtetin ne Ulqin, se keshtu do te kontrollohej ma lehte edhe Forca..ja arriti deri dikund, por kreu vetevrasje politike.njajte A.Lulgjuraj…

        • Dritan Abazoviq eshte direkt produkt i forces. Nuk ka asnje te ri ne Ulqin qe ka investua forca me shume se ne Dritanin, e ka majt afer Cungu, e ka siell afer vetes, por ne fund i iku, pse? Ate nuk e di, me siguri nuk e ka pa veten aty. Gjithsesi ky djal eshte shume inteligjent, nuk eshte noj shqiptar i madh sic po thua, i perket asaj pjese qe respektojne kombin e vete, por edhe te tjereve, me ide qytetare, i spektrit te majte. Edhe kete e tregon gjithkund ku shkon. Nuk ka kush te drejte me e akuzua kaq shume, perderisa deri tani ska bere gabime ne politiken qe ndjek ai.

        • Mund ta kritikosh ne baze te ideologjise se tij politike, ama nuk mund ta akuzosh se e kane fut DPS per me i marre Forces vota. Keto jane thashetheme kafesh, qe fliten kryesisht ne Tuz, nga disa njerez qe bejne politike kafesh. E ky nuk ka krye vetevrasje politike, se edhe po mos ta votojne ne Ulqin e votojne ne Podgorice, e votojne ne krejt Malin e Zi, se eshte shume simpatik me menyren e sjelljes se tij ne publik. Kete e ka tregua ne shume raste, para se te futej ne politike, ne shume emisione ka qene nder me te miret. Dhe ka popullaritet te madh, ndoshta nder politikanet shqiptar me me popu

  36. Dinosha dikur fliste kunder tyre, me te than mendja se po i shkye me dhamb, por ja se ku asht sot. Edhe ky djalosh qe esht edhe ne perfaqsi te partis malazeze, do te presim pak se na perniher i bajm mnjerzit patriota, e ma shpejt tradhetar.Tash ka me fidhuia ky djaloshi me i dasht shqiptaret edhe ma fort, i kemi dhan zemer dhe e kemi pergezue, e ndoshta shkon e nderron edhe njat dreq viqit, e ham per dimer, dhe keshtu shpresojm se ky ka me hec rruges se mbar. Le te shofim se ka koh mos me u sterrkat kaq shpejt mbas kurrkujt.. se si dihet punes.

  37. Dasht Zoti te vazhdosh keshtu gjithmon na ke gjith mety Dritat zoti ta baft drit !!!!!!!!

  38. Asht kolaj me kitikua ata chi e kritikojn Dritonin jan gjin negatik Jeku Pasqura engjarjeve em chudit per ka punon ky burr envet me afrua e mej nimua Dritonit ky paska shum ankime e kritika Mos asht Pasqurja engjarjeve puntor i partis Gjukanoviqit Dritonit i lumt e rrnoft e perparoft

  39. Dritanit i lumte pergu xim qe pat meja than ne sy dikatorit gjukanovic keto gjera, por mos te harrohet se edhe deputeti i MALESISE Leke Lulgjuraj ishte shum i ashper ne parlamentku kerkonte te drejtat e shqiptareve, si askush aj kerkonte perdorimin e lire te simboleve kombetare,zbardhjen e masakres Tivarit , kacafytjet per Kosoven kur ateher ishte tremb edhe meu permend ai thoshte se do jete edhe shteti i dyt shqiptar pra shteti i KOSOVES. Ja vetem nje insert i shkurter i kacafytjes se Lekes me Presidentin e atehershem Branko Kostiq.

  40. Leke Pjetre Lulgjuraj deputet ne Parlamentin e Malit te Zi President Kostic 1989
    http://www.youtube.com/watch?v=_d6jG2g2XuQ
    Por ja pra Leka kishte drejte sepse Leka e priti shtetine dyt shqiptar
    Nje kacafytje tjeter e Lekes me Brankun ne parlament ishte kjo:
    Mi cemo da branimo nashe granice i van Crne Gore,jer skadar sa okolinom je bio crnogorski(KOSTIQ) (Leka) Potpuno se slazhem sa Kostiqem da Skadar sa okolinom prikluci Crnoj Gori,i ako nikada nije bio crnogorski,jer u takvoj drzhavi preko 80% stanovnika biqe albanci,prema tome Predsjednik te drzhave biqe Leka Lulgjuraj…

  41. ili neko drugi,a ne Branko Kostiq.Ju kerkoj ndjes por e shkrova origjinal ashtu si eshte thanun ne parlament. Ju pershendes

  42. Me leximin e te githa ktyre comenteve / menyra e shprehjeve te tyre/ propozimet dhe emocionet prezente ne pothuej cdo koment nep me dije se sa thedhe asht e imbibume(futur) ndijnja e pa dretsis qe na u ba neve si kome me shekuje ne te kalueren dhe ashte ne vazhdime .Mirpo historija i ka fajet..Diferenca mes njerzore ne shumicen e rasteve shkakton mospajtim dhe sherben dhe si shkak i urrejtejes.Bashkimi bane fuqin.Qitja e interesit te komit dhe bashksise ku jeton para interesit personal ashte metoda ma e drejte te arritjes te interesit kombtare.Dritani nep nji perstypje te nji djalocit gullxim

  43. Te nderuar, nuk eshte kohe e gjate, qe disa prej jush, per shkak te mbiemrit e quanit z. Dritan me gjithfare emrash. Une, edhe atehere u angazhova me u terheq verejtjen se – fjala eshte per nje djale te arsimuar, edukuar dhe te guximshem. Ai, e deshmoi veten, edhepse, doren ne zemer, do te doja qe te kishte mbetur aty ku faktikisht ka qene (ne njeren prej partive shqiptare). Nuk dyshoj ne fjalet e mia qe i thash, por – prap, te mos ngutemi. Edhe Ferhat Dinosha, dikur, derisa hyri ne ujera te lakmise, i kishte fjalet e bukura. Uroj qe nga Dritani, te mos dale nje Ferhat i ri.

  44. Te Lumt Goja Zoteri Dritan,

    Vije mej pas edhe 100,000 Dritana ne Mal te Zi.

    Rrnosh sa Malet.

  45. Ja keshtu mbrohen Shqiptaret e jo si keta laperat e partive te tjera
    …..

Comments are closed.