Orë festive nga “Historianët e Rinj” me rastin e 28 Nëntorit

nga Kristjan Gj. Dukaj

Në vazhdën e aktiviteteve të shumta me rastin e 28 Nëntorit , Ditës së Flamurit kombëtar dhe të njëqindvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë , grupi “Historianët e rinj”, të udhëhequr nga profesori , Mark Junçaj, organizuan një solemnitet në ambientet e shkollës së mesme “25Maji”, në Tuz.
Në praninë e nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle, anëtarët e këtij grupi lexuan kumtesat e përgatitura për të shënuar ngjarjen më të lavdishme në historinë kombëtare, ngritjen e Flamurit kuq e zi, në qytetin legjendar të Vlorës. “Historianët e rinj”, me kumtesat e përgatitura, kishin përfshirë ngjarje të shumta të cilat i paraprinë ngritjes së flamurit kombëtar, duke filluar nga betejat dhe luftrat e shumta të përgjakshme gjatë gjithë periudhës së lëvizjes tonë kombëtare.

Kristjan Dukaj
Kristjan Dukaj

Ata , në këtë mënyrë ndriçuan ngajrje dhe personalitete të shumta, të cilat janë përshkruar në historinë tonë kombëtare shumë shekullore dhe e cila rezultoi me pavarësinë e Shqipërisë, para njëqind viteve të plota.
Programi i përgatitur më 28 nëntor, ishte i gërshetuar me këngë dhe vadhe të përzgjedhura nga nxënësit e shkollës, kurse ambienti ku u mbajt ky manifestim ishte i zbukuruar me flamuj të shumtë kombëtarë, të cilët valonin në duartë e nxënësve që festonin këtë ditë të lavdishme të krenarisë sonë kombëtare.
Ishte vërtet kënaqësi e veçantë të shohësh entuziazmin dhe gëzimin e nxënësve të cilët, në këtë mënyrë deshtën ta shënojnë jubileun njëqindvjeçarë të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe i cili u shënua në mënyrë dinjitoze në të gjitha trevat e banuara me shqipëtarë.
Në këtë mënyrë, grupi “Historianët e rinj”, i cili vepron pranë shkollës së mesme ,“25 Maji”, në Tuz, e vazhdoi aktivitetin e vet në shënimin e datave dhe ngjarjeve më të rëndësishme nga e kaluara jonë historike.Shënimi i njëqind vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë ishte obligim i të gjithë anëtarëve të këtij grupi, ta shënojmë ashtu si i takon ngjarjes më madhore për çdo popull dhe çdo vend, siç është liria dhe pavarësia shtetërore.
Njëkohësisht, në këtë mënyrë, gjenerata e re e dëshmon , jo vetëm dashurinë ndaj vlerave më të shtrenjta kombëtare, por edhe respektin më të madh ndaj personaliteteve të shquara, të cilët me urtësinë dhe trimërinë e vet të larë me gjak, e shkruan historinë tonë të lavdishme nëpër shekuj.

 

Furra Tahiri

7 Comments

  1. Ju lumt rinis son te shkelqyeshme qe asnjeher se harrojn te kalueren ton historike, se pa e ditur te kalueren nuk mund te ndertojm nje te ardhme te lumtur. Shpresoj se kjo rini intelektuale do te angazhohet per te drejtat dhe lirit e popullit ton autokton nen malin e zi.Tubime te atilla te kemi edhe me teper edhe ne te ardhmen. Ju lumte rini studentore se pa ju ska fitore ase ska ardhmeri.

  2. Pershendes rinin ton te mrekullueshme me nje text nga kenga Shemi Iliret – Rini thuaja kënges

    rini thuaja kenges
    serish bashk shum vjet
    thuaja gjuhes tende
    qendro dhe su repe
    lere le te bien prap
    daullet e lirise
    le te jete o xhan
    kenga e dardanise
    thuaja ti pra kenges
    te ka beku zoti
    thuaja ne gjuhe te nenes
    lekes kastrotit
    thuaja gegrishtes edhe toskerishtes
    thuaja kenges shqipe
    gjuhen ilirshtes
    rini thuaja kenges
    fare mos u ndal
    ardhmerine nder to
    vendi te qoft fale
    dhe mos e ndal kengen
    as mos e ndal vrullin
    te madhe e ke zemren
    te gjaate e ke unen

  3. Ju lumet rinis dhe studentave qe din me perkujtue gjakun e derdhun te deshmorve vetem perpara ardhmerija e malsis.A ashte ken drejtori i shkolles aty ato dite aje boshnjak i keq.

  4. Shkrimet e K. Dukaj po marrin formë profesionisti. Vetëm vazhdo se ke perspektivë të shqkëlqyeshme!

  5. @ Zefi … nuk po dua me e mbrojt drejtorin e gjimazit te Tuzit, por ky “boshnjak i keq” lejoj, e sic kam informata edhe perkrahi kete organizim me rastin e 28. nentorit, qe ishte nje organizim shume i bukur.

    Por ti Zef daija me ciftat tu, pse nuk e kqyrni pak ma objektivisht e me than se si drejtori i shkolles fillore ne Tuz, nje “burr malsor” prej Trieshit, as gishtin e vogel nuk e luajti per kete rast. Bile jam i sigurt se po qe ndonje nga nxensit do te bente ndonje kremtim, do ti ndalonte, ose do te therriste policet sigurse beri kolegu i tij ne Ulqin.

    Jem armik i vetvetes.

  6. Edhe sa per kuriozitet, drejtori i gjimnazit eshte i treti nga e djathta, ne rend te pare.

  7. Mir i paske thurr ato rreshta te lumt goja, more rrok trimi ci as udba nuk mujti met ba rrucpaj. Ti i ke psua rinin si mos meju dorzua anmikut. Kur policia e shkijeve te mundoj su dorezove si burrat dikur chi ma par prenonin deken se me u dorezu. jekto fjal kam dasht me ti than kaher por skam pas rast.

Comments are closed.