FDI reagon kundër torturës dhe cënimit të lirisë së shprehjes

Forumi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e radhës në lidhje me situatën e shqiptarëve në Mal të Zi. Incidenti i krijuar nga policia malazeze në lidhje me keqtrajtimin e studentëve shqiptar në Ulqin, të cilët për festën e “100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë” të mbështjellur me simbolin kombëtar shqiptar dhe duke kënduar këngën “Xhamadani vija – vija”, ky veprim jo befasues për neve nga ana e policisë malazeze, është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut që burojnë nga instrumentat juridik ndërkombëtar. Kjo bën që aspiratat për ndërtimin e demokracisë dhe funksionimit të shtetit të së drejtës janë vite – dritë larg!

Sjellja e policisë malazeze ndaj studentëve shqiptar përbën shkelje të lirisë së shprehjes, duke na sjellur edhe njëherë tjetër në mendjet tona dhe në skenën politike të shqiptarëve në Mal të Zi një epokë historike të kaluar kur njerëzit nuk guxonin të shprehnin mendimet e veta (periudha e errësirës komuniste). Kjo përbën një shqetësim serioz dhe mjaft primitiv, duke faktuar që jemi larg aspiratave për integrime drejt Evropës së bashkuar!, thuhet në kumtesen për opinion të FDI-së.

Gjithashtu sjellja e policisë malazeze përbën ushtrim të torturës dhe poshtërimit më çnjerëzor (të garantuara nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut), kur edhe në kulmin e festimeve dhe gëzimeve për shqiptarët për 100 vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar, Mali i Zi shpreh urrejtje dhe sjellje primitive ndaj popullit shqiptar duke keqtrajtuar edhe studentët që janë e ardhmja e vendit!
Ne dënojmë çdo veprim të tillë që sjell ushtrim të autoritetit shtetëror duke sfiduar edhe ligjin suprem. Kjo për Ne është e papranueshme dhe tepër shqetësuese. FDI bën apel që politika zyrtare e Malit të Zi të çlirohet nga shqiptaro-fobia, duke i lënë shqiptarët të lirë dhe të kërkojë falje për veprimet e turpshme që bën ndaj nesh. Autorët e ngjarjeve të tilla duhet të dalin përpara drejtësisë. Ne jemi të sigurtë që veprimet e tilla vetëm se vonojnë procesin integrues dhe përbëjnë fakte të mungesës së “shtetit të së drejtës”.

marrë nga ulqini-online.com

Furra Tahiri

14 Comments

  1. Po a hala gjadhe jane fdi, a ba ba cka na ka gjet me ta.Po si i muer menja ne qaf kshtu.

  2. Malesori SHBA vetem FDI po reagon kundra kti veprimi se te gjitha partit politike jan me DPS drejtat tona ska kush me i mbrojt vetem ni i mbrojt FDI

  3. FDI ka me i mbrojt me Kavaricin . Mos bani lojna pash zoten.
    Jeni ken te djegun e tash kite me dasht me dit se jeni ken te djegun pa ja nis.
    Von e keni me u rehabilitua

  4. Na nuk i duon jâta çi i kritikojn Partijat Malazeze,na i duom jâta çi punojn me ato partija,na i duom jât çi i shajn deri çi voton populli për ta, ater bâjn koalicion me DPS-in

  5. Kta te FDIs pa dal ne vota kan punsua shkajun Kavariqin ne vend se me punsua malsorin per tcilin ata demek kjajn cdo dit se asht i papun.
    Paramenoje cka kishin ba kta sikur tkishin arrit me fitua vota kur bajn kshtu pa fitua gja?
    Edhe i gja duhet me dit se kur je ne Opozit gjaja krysore asht me kritikua poziten, e kur je ne pozit asht me punua. Si kan me punua partit shqiptare ne pozit kem me pa. Ni punoshin si UDSH kan me krye si ata.
    Kur thach opozit nuk menova ne FDI se kta me 190 vota en Malsi nuk mujn me ken opozit as en ni katun

  6. Sa ma shum qe behen ankesa dhe protesta me goj apo me shkrim, esht vetem mir prandaj mos te ja tejkalojm me kto akuza te ndryshme, kan te drejt FDI dhe kushdo qe mundet te kundershtojn padrejtesin qe ju behet popullit ton autokton ne troje te veta. Keshtu qe do te ishte dashtur protest mbarepopullore nese ky rasti per kengen apo perdorimin e flamurit esht ashtu si ju po e paraqitni. Dikush po thot se jan fryr keto ngjarje dhe ne si dim saktesisht te verteten. Prandaj nuk duel dikush exaklt me na trgua se cka ka ndollur, nese jan rrehur dhe tortuarauar keta te rinj, kohezgjatjen ne paraburgim a

  7. sa i kan mbajtur ne paraburgim dhe keshtu me rradhe. Nese ato ekzistojn na i thueni realisht se cfar ndolli e jo me i fry keto pun ma teper se cka esht ne te vertet. Nese faktikohen ateher duhet me lajmrua edhe Tiranen edhe Prishtinen zyrtarisht dhe me ne fund edhe ne kongres amerikan dhe zyrat per te drejtat e njeriut. Mali i zi pa i plotesuar keto kushte asnjeher sduhet me u pranua ne organizma nderkombetare e sidomos ne EU. Prandaj deputetet shqiptar tani duhet te punojn ma teper se kurr qe te arriten te drejtat tona sa nuk esht von. Nese Mali i Zi pranohet si anetare e UE ateher good bay..

  8. fdi ska te drejt morale as njerzore me u marr me keto ceshtje me, ata me veprim direkt, ja humben shqiptarve nje deputet, ktijuan percarje, ketu e shef sa reagojn a tihen ma se jan te panjerz…

  9. kur ke din cili ” ekspert” e ka realizua ket shkrim???? perpara burra, na u ankoni edhe per boren-sna i ka hap kush rrugat, edhe per rrymen-skem qysh dje…ankonju pash zoten de tkem me kan me qesh….

  10. FDI nuk kanë kapacitet, as nga akademike as nga eksperiense. Malësia është i uritur për një lider, dikush që mund të sfidojë shumicën në qeveri Malezez. Grupi amator në FDI nuk kanë aftësi të udhëheqjes. Ata humbën Malësinë gjatë zgjedhjeve.

    • Pash besën kû jan ata me kapacitete akademike,pse nuk çohen ata për t’mirat e Malësi,pse nuk munohen mei dimua popullit kur i ka shkollua populli? Jâ prej tynet u bâ akademik,e past përhajr e me jet t’gjat kjoft,tjetri merr çmimin shkencor,ingjinjera,ekonoma, doktora Profesora,jurista e sa e sa tjera profesiona t’nalta.Tash pou dves kû asht e për kâ asht shkenca e tynet e kû ekem Malësin sot?Shum t’neruoshimit Malësija po pret me gjith at dijeni, nime humanitare prej Ameriket me mujt me kalua ditën e po lexoj komentat se Malësia asht krenar me jekta nijerz..

      • Krenar po por kur asht populli krenar me ta ater duhet pak mashum mei dhan popullit,me dijt populli se i ka nijerzit me shkolla t’nalta.Pse përparojn tjerat gjeverija me shkencetar?Gjithmon kem tha se jem analfabeta,por sot jo burra,mashum kem shkolltar se puntor e puntori nuk ka kû me punua se intelekti nuk din mei dimua popullit se shikjon veç interesat e veta.Nuk e besoj se asht Malsija krenar me intelektin sot.,se nuk ka përse me kên krenar.

  11. Valla Dode, aq here e kem nigejua jet kuvet, chi me na pa tha raftu e mira, ne kishe merzit. Te thot menja se plase per Malesi. Po chka din ti prej Kroacijet chka bahet a kush shkollohet. Po ti pase ije jekaq i urte hajde e rregulloi ti burre Malesine. I cent sja ke vijej kurr e ktej na shurdhon tye mesua. Aj chi meson duhet me di more DODGJEKA.

Comments are closed.