Inspektori arsimit ka marrë në pyetje mësimdhënësit e SHF “Bedri Elezaga” – Reagon Forca

Kremtimi i Ditës së Flamurit-28 Nëntorit dhe vitit jubIlar  të 100 vjetorit të themelimit  të Shqipërisë,  edhe shqiptarët në Mal të Zi e shënuan në mënyrë madheshtore. Në organizim të Këshillit  Nacional të Shqiptarëve  u organizuan manifestime dinjitoze nga Ulqini e deri  në Rozhajë si asnjëher më parë. Shqiptarët ne ketë vit jubilar  kanë stolisur shtëpiat e  tyre me Falmuj kombëtarë më tepër se asnjëher tjetër, ku çdo gjë ishte në ngjyrat kuq e zi.

Por kjo atmosferë festive si duket nuk ka qenë e mirëpritur nga struktura të ndryshme.  Kështu në sajë të informacioneve që disponojmë përveç  rastit të marrjes në polici  në  bisedë informative të nxënësve të shkollës së mesme “Vëllazërim-bashkim” në Ulqin me 29 nëntor, për shkak se kanë kënduar këngën  “Xhamadani vija-vija, asht Kosova, asht Shqipnija” dhe kanë shpalosur Flamurin Kombëtar Shqiptar me 28 nëntor në lokalet  e shkollës,  po ashtu në një bisedë të tillë  nga inspektori i arsimit, janë marrë edhe mësimdhenësit e SHF “Bedri Elezaga” në Katërkollë, paralelja e ndarë në Krythë me datën 26 nëntor 2012. Shkas sipas tij ishte se me rastin e organizimit të një programi artistik me datën 20 nëntor 2012, nxënësit e kësaj shkolle në lokalet e shkollës kanë shpalosur Flamurin Kombëtar Shqiptar, ku sipas inspektorit është vepruar në mënyrë kundër ligjore, qe dëshmohet sipas procesverbalit, thuhet në kumtesen për opinion të Forcës së Re Demokratike.

Veprimet e tilla si nga ana e policisë dhe  e inspektorit të arsimit, janë të denueshme dhe të palejueshme sepse cenojnë të drejtën nacionale dhe qytetare të shqiptarëve qe janë të garantuara  me Kushtetutën e Malit të Zi, Ligjin për mbrojtjen e pakicave nacionale, si dhe Kartën Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Veprimet e tilla të kujtojnë kohën e pas vitit  1981 kur  shqiptarët merreshin në pyetje dhe denoheshin me procese gjyqësore të montuara. Veprimet e tilla janë irituese dhe nuk janë në favor të barazisë nacionale dhe qytetare në një mjedis multinacional  sikurse eshtë Mali i Zi.

Në lidhje me këto çështje Forca  për bashkim do inicojë  ndryshimin e Ligjit për festat shtetërore dhe ato te tjera, duke kërkuar legalizimin edhe të festave nacionale të popujve që jetojnë në ketë bashkësi multinacionale sikurse në shtetet demokratike evropiane, përfundon  kumtesa për opinion e këtij subjekti politik. /Ulqini Online/

Furra Tahiri