Shoqata atdhetare ”Malësia e Madhe” organizon darkë humanitare për grumbullim fondesh

Shoqata atdhetare, ”Malësia e Madhe”, fton të gjithë donatorët dhe dashamirët e shoqatës në Detroit dhe më gjerë, se me 3 Shkurt 2013, në ora 7:00 të mbrëmjes, në sallën e Kishës së Shën Palit; shtron darkë festive dhe humanitare për grumbullim mjetesh, si qellim rritjen e fondeve për nevojat që ka Malësia jonë e dashur.

Vlen të theksohet se deri tani ne dhe donatorët tonë kemi kontribuar në Malësi me shuma të konsiderueshme afro $600,000.

Ju rikujtojmë se ne si shoqatë jemi ligjërisht të regjistruar në shtetin e Michigan-it si organizate jo profitabile, kështu që donacionet mund të i arsyetoni në taksat tuaja personale apo të bizneseve tuaja.

Darka do të servohet me koktej dhe ushqime të bollshme. Të ftuarit do të i argëtojnë këngëtar të mirënjohur të komunitetit.

Hyrja falas !

“Malësia e Madhe” 49920 Van Dyke ,Shelby twp. MI.8317

Për info. më të hollësishme ju mund të kontaktoni;

Pashko Gjokaj – kryetar
586-530-0373

Gjergj Vulaj – sekretar
248-730-1441

 

Furra Tahiri

32 Comments

  1. Kjo shoqata bamirse asht per chdo lavdat, ka veprue edhe deri tash ne te mire te shqiptarve, besoj qe tash e mrapa edhe ma mire se ka per kryetar nje burr te nershem e fisnik Pashkun Gjokaj. Komplimente per punen e tyne humane !

  2. Kush është ky njeri, Pashko Gjokaj? A është ai vërtet kreu i ri i shoqatës? Përse pati asnjë njoftim mbi rezultatet e zgjedjet e shoqates? Çfarë është sfondi i Z. Gjokaj, me fjalë të tjera, si e kualifikua Detroiti atë për të udhëhequr shoqatën e tyre? Zgjedhur në çfarë kualifikimesh??

  3. A mund te ma sqaroj dikush, se ç’lidhje kane taksat me donacione,dhe pse ky lajmerim keshtu?

  4. bravo u kjoft dhe suksese e pun te mbar.
    VEPRA.po ata deri tash a jan ken ….. cka asht ky maj mir me gjith se i afrova 60 vjet e te paren her ci po ja niej zanin por kjoft shnosh e besoj se kamej ra dicka en kosh

  5. Te gjith atyre ne diaspor qe jane te kycun ne shoqata, fonde apo associacione te nryshme e qe kane per qellim ndihmen, afirmimin dhe ngritjen e vlerave te
    Malesise ku per kete ideal shperndajn edhe kafshaten e gojes, Zoti ju bekoft familjet e tyre.

  6. Urime per kete iniciative fisnike! Malesia ka nevoje per ndihma, dhe organizata ne fjale, kurre s’ka ngurruar per te dhene kontributin e vet kur eshte paraqitur rasti urgjent. Une do t’u rekomendoja t’a perkrahni kete darke me nje pjesemarrje sa me masovike si shenje te bashkimit dhe solidaritetit tone, ashtu sic na ka hije, dhe ashtu sic kemi qene te pandare dhe prane njeni tjetrit gjate gjithe hisorise. Urime dhe pune te mbare Kryesise se Re! E paci bekimin e kombit!

  7. se pari ju lumte dhe FLM per gjithcka qe keni bere deri tash… se dyti pergezoj kryesine e re dhe se treti pash zotin kini kujdes cka bani kur eshte ne pyetje skena politike ne malesi: ose konsultojuni me malesine dhe mbeshtetni ata qe punojne malesine ose bani si kta para jush qe jua pa sherrin malesia per edhe 100 vjet tjera….prsh…

    • A nuk asht paksa e egzagjerueme te thohet se bane sherr per 100 vjet te ardhshme ? Une nuk besoj……

      • vepra, do te deshiroja qe tjem gabim me kete thenje kaq te ekzagjeruar, por ate qe ka ba Gjergj Ivezaj ne ket e me ket shoqate kundrejt Malesiet me te vertete eshte dem teper i madh.shpresoj, duke e njofte Pashkun dhe disa shoke te tij qe ishin te paret ne kto aktivitete, para nja 15 vitesh, se ata prap do ti kthejne gjerat aty ku duhet e sic duhet te jene.e dime te gjithe se ne presionin e kujt ka punua Gjergj Ivezaj me shoke por shyqyr kaloi “era” e tyne.ata kan ba ma zi se sa anmiqte shekullore te malesoreve.nuk them se kan shti ne xhepat e vet por them se kan punua kundra Malesise…

        • O K, por per mue mbetet mister pse pra punuen kundra Malesijet, masi qe nuk shtine gja ne xhepa te vet. Una ketu nuk mund te kuptoj pse-hin, natyrisht n’se asht kshtu, gja qe une nuk e besoj !

  8. Trim i hotit, sigurisht edhe ata para ketij ishin te mire, perndryshej shoqata nuk do te funkciononte. Por, mbasiqe Pashku asht kryetari aktual, edhe tue mendue se nuk po preket kush qe t’i flitet haku, une shkrova ata qe di per ket njeri. Une nuk jam nje nder ata qe te paren gja mendojn, a thue ka mej ra gja ne kosh. Ani, edhe se te paguhet per punen qe ban, kujt i prish pune. Ti me ato 60 tuat nuk i ndigjue tana hala more burr, ishalla jeton e ndigjon hala, po merri me ngadale. Une kesaje shoqate, dhe gjith atyne qe punojne per te miren e Malesise, u deshiroj bekimin e Zotit, sepse asht…

  9. Kryetari vetem ska cka ban neqoftesi si ka organizaten e forte. Urime ketij stafi te ri dy vjecar, por edhe ata perpara mesiguri se duhet te ju jepet merita per te gjitha ato aktivitetete kombetare dhe humanitare qe ka ber kjo shoqat, ne krye me kryesin e vet dhe kryetaret e perparshem qe ishin i pari Pjeter Berishaj(Peci), ateher u zgjolle Prenk Ivezaj, mandej Luk Juncaj, i parafundit Gjergj Ivezaj dhe tani Pashko Gjokaj. Vellezer kjo esht pun vullnetare dhe ketu secili paguen qindra apo mija dollar nga xhepi i vet, dhe duke lan familjen dhe punet e veta keq, vetem per tu dalur ne dnihme te…

  10. Vetem per tu ndalur ndihme atyre qe kan nevoj, e ne vecanti malsoreve te malsis se madhe. Nuk duhet te jemi te vegjel ne shpirt dhe vetem te kritikojm dhe te gjejme gabime gjat punes, se edhe nese ka pasur ato jan ba pa qedhim te keq, prandaj duhet te kuptohet puna e ndershme dhe vullnetare qe kan ber kryetaret dhe kryesija e kesaj shoqate. Ju vetem nese kalkuloni dhe mendoni shpirterisht se jan shpenzuar afer 600 mi dollaresh per nevoja te Malsis, dhe shqiptareve nen mal te zi ne pergjithes.Prandaj urojm udheheqsin e re dhe kryetarin e saj qe te vazhdojn punen e mir te atyre qe ishin para…

  11. Thon nje i marr e qet nje gur ne uj si puna ime, dhe njeqind te urt nuk din me e nxjer ket gure, pra edhe une tani po e qes nje fjal qe ndoshta sdo te duhej ta thosha por esht realitet se ne ket shoqat zamadhe dhe edhe me pun te medha, qe ka edhe emrin shoqata atedhetare Malsia e Madhe e cila ka ne agjend te saj lirin per trojet etnike te shqiptareve ne ballkan dhe bashkimin kombetar, por cuditerisht ne ket shoqat nuk ka pjestar nga vllezerit ton malsor te perkatesis fetar ISLAME…. PSE…PSE kjo duhet te korigjohet si te mundet dhe sa ma par qe te jet e mundur.

  12. Ne ket shoqat nga fidhimi i saj dhe deri sot nje herit ishte anetar Profesor Sherif Gjokaj biles sekretar i saj, dhe ma von kushrini i tije aktivisti Ruzhdi Gjokaj edhe aj ne keto zgjellje dha doreheqje dhe tani ne ket kryesi ska pjestar te vllezerve ton te fes islame, se di se si mund te riparohet kjo plag qe esht e dukshme. Kur kjo shoqat ka nda ndihmat e veta humanitare neper malsi, ato jan nda edhe ne popullaten islame shqiptare ne malsi pra ne Milesh, Dinosh,Vllan e vende tjera sipas nevojes. Duhet qe udheheqsia e re te gjejn metoden qe te komunikohet me vllezerit dhe motrat tona te fes…

  13. islame qe jetojn ketu ne Detroit qe te inkuadrohen ne ket shoqat dikush nga ata, sepse Malsi esht e te gjitheve pa dallim fetar as krahinor, pra masli esht e masloreve katolik apo musliman,Hotjan,Grudjan,Kelmend,Shkrel,Kastrat, Triesh,e Koje si dhe Luhar e Ledin, pa dallim jan trojet tona dhe populli yn qe sdo ti leshojm as menjanojm kurren e kurres. Duhet te gjindet nje formul e bashkepunimit edhe me ta, dhe jo te dukemi si shoqat puro katolike, se nuk esht shoqata e atidhe si po theksojn disa. U bej apel qe te afrohen dhe pjestaret Malsor te fes islame shqiptare ketu ne Detroit pra ne…

  14. Duhet gjetur metoda qe edhe aje nenkryetari qe ishte Ruzhdi Gjokaj, apo disa te tjer te afrohen kesaj shoqate qe pune te behet me sukses me te mir. Mendoj se ky apel qe ju drejtohet juve vllazer malsor te fes islame shqiptare, te imlementohet ne shoqat, pra keni rastin te bshkoheni dhe te punoni se bashku si muslima dhe katolik per malsin shqiptare, dhe per mbar shqiptarin.

  15. TË GITH JU QE KOMENTONI, JU JENI DASHAMIRT E MALËSISË,.PA DALLIME FETARE, SE JEMI VLLAZEN. PËR SHOQATËN ATDHETARE ” MALËSIA E MADHE” DUHET TË KEMI RESPEKTIN MA TË MATH QE NDIHMUAN DHE NDIHMOJNË MALËSIN MA SHUMË SE KAN MUDESI. URIME TË SINQERTA: KRYETARI: I MUZEUT ETNOGRAFIK, FOTOTEKËS, BIBLIOTEKËS DHE FILATELISË SË MALESISË. foto. shtjefën ivezaj LEKAJ. ZOTI U BËKOFTË.

  16. Besoj se kure dikush jep doreheqjen vullnetarisht, nuk mund te fajsohet shoqata per ket akt. Asht i mire bashkepunimi dihet, por duhen dy palet. Nuk besoj se ka gja kunder kryesija e shoqates per ndonje pjestar te besimit tjeter, por ndoshta nuk ka vullnet nga ana e tyne.

  17. pash nerin po si mudni me than se jan cua tana jato pare ,tishin cua tana malsia skite me pas nevoj me punua ,e valla teper pom duket se keka burr i mir aj Gjokaj ci e paski pa xgiell po a asht vllau i Lubicit Gjokaj

    • Me vjen shume keqe qe nje numer bukur i madh i komentuesve te keti portali me ironi e mos te thom me nje xhelozi te pa pare i kundervihen punes dhe aktiviteteve te shoqatave ne diaspore e ne rradhe te pare SHOQATES ATDHETARE MALESIA E MADHE ,tue dite nga fakti se ketu perfshihen nje numer bukur i madh i aktivistave qe edhe ne kete menyre duan te shprehin atdhe dashurin ndaj trojeve shqiptare,prandaj jam i mendimit qe me ma shume respekt e kulture te folet per keta volunter te cilet i pjese bukur te madhe te kohes ia dhurojn Malesise me hadhet e veta te shumta .

    • N’se vertet je trieshjan, ata Gjokajt jane vllaznit tu e nuk di pse po tjehe keq pse po ti luvdojm. Ti tuk e ke problem edhe matematiken se per mos me pa nevoj me punua Malsija kite me u dashte ni shifer ma e madhe edhe nuk kite me kene mire ashtu se kishi me u mesua teper demela. Nuk asht shej e mire kshtu more njerz….

    • Trieshjan, n’se don ta dijsh dadhimin mes vllazenve gjokaj, aj qe ekspozohet para kamerave dhe te thuesh jeton per “fame” te cilen u plak e se arrijti, asht Luigji, kurse aj qe asht burr i qete, i pervujte, aktiv per bamirsi e gjana qe i pekasin Malsise, aj asht Pashku.

  18. Mua me mbete qe zotri Pashko Gjokaj ta pergezoj per postin e kryetarit dhe jam ma se i bindur se me sukses dhe me pergjegjesin me te larte do ta ushtroj kete funkcion tue dite nga fakti aktivitetet permanent te tije si dh te mbare vllazrise gjokaj ketu ne SHBA.

  19. Me te vertet Pashko Gjokaj eshte njeri i mire dhe dashamir i vendlindjes,
    sigurisht se do ta jap maksimumin ne detyr qe ja besuan,te cilen aj e pranoj.
    Besa more Trieshjan Luvigji ne ShBA ka dhen maksimumin per çeshtje kombetare dhe kan te drejt Gjokajt qe krenohen me te,se vertet eshte me i miri, edhe ne tjerat fise ja u kem zili qe se kemi ka nje Luvigj.
    Por gjenet nuk jane prej ujit,por mir kan thene se: darlla nen darll bjen

  20. Nuk po bajme ketu krahasime, ata jane vllazen, dadhohen njerzit ne gjana te vogla e ne gjane te mdhaja. Kush punon edhe gabon. I kemi parasyshe gabimet e Luvigjit, dhe me ket i deshirojme Pashkut mos te shkeli ne kto “drrasa” dhe pohoj me bindje te plote se Pashku nuk do ta baje punen e vet vetem per kariere, sepse nga ketu vijne edhe gabimet. Gjithsesi pune te mbare shoqates bamirse prej te ciles shume njerz te Malesise ne nevoje paten dobi.

  21. E more Bora e bardh ije,te bardh duhet ta kesh edhe zemren.
    Ky sqarimi yt qe po ja ben Trieshit s’po me duket i sinqert kur e permend Luigjin,po me pergjan ne nje far gjeloziet a edhe nje rivalitetit.Keta vellezer jan te ngritur moralisht kombtarisht me plot edukat familare nga baba, por besa edhe nga dajat,se jan nipat e Gjelosh Frangut te Hotit.
    Besa more Bora Luvigjin e kan marre kamerat e foto se çdo her eshte aty ku e lyp kombi,ne demostrata, ne te gjitha trojet shqiptare , ku e lyp nderi e burrnija,aj se ka kurrsye as kohen as xhepin, pra kontributet e tij jan mega

  22. Malot, rri i qete, kurrfare rivaliteti as xhelozijet nuk ka mes meje e z. Luigjit, por te lutem ti mos tento te na paraqitesh nje person per nje tjeter. Per mue personalisht, vllaznit Gjokaj jane vetem dy banore te thjeshte te Michiganit. Ama Luigji i ka zbe vlerat tjara me rastin “A….. K…..” se tjerat po i lame per njeher tjeter. Pata me dijt te them per te dy vllaznit njisoj, por chka me ba kure ata dadhohen si hana e dijelli. Sa per nipa te Gjelosh Frangut, pak si larg me breza po me duket 🙂

  23. Bora
    sa per ate qe thoni se luvigjit vlera i ka humbe me rastin e d.A-K. ajo ashte si te pyetish njerzit ne diaspore dhe mendoj se ashte 50/50 ajo gja ,as A-K- sashte ma i mire se luigji sa i perket sectjes shqiptare .por prap po thome mvaret se nga kush i gjykon kto gjera. e per ate qe thoni se jane nipat e gjelosh fragut aty ja ke qillue mire se pak larg jane me breza. tja fillojne nga ndua Uci i herna dhe taman te zerin vendin aty dhe mos te largohen ma large. kurse si perfundim i ksaj gje ktu per vllezrit Gjokaj asgje te keqe ska ktu vetem te mira.

  24. O njerz o komentues po ku e merrni te drejten e vlersimit te personit ne fjal?!!
    Po ky portal a ka kritere o administrator, si i lejon keta njerz me komentua por edhe me e fye personin ne fjale pa ndonje arsye.
    Tye dit se personi ne fjal nuk eshte figur publike ju merrni guximin dhe e (nën)vlersoni po si ju lejon ndergjegjja ne qofte se kini,
    Kete koment po ja dedikoj se parit ADMINISTRATORIT
    dhe Komentuasvet me nofkenBORA dhe BESNIKU qe mendoj se jane i njejti person dhe te aferm te personit qe e sulmojn dhe e fyejn

  25. Besa more Simon ke te drejt, se nuk duhet thane chdoher as e verteta, por chka me ba , liria e fjales e ka pru. As personi ne fjale nuk asht kursye me pretekst qe te shfajoset edhe pse nuk ja doli. Humbesi mbetet humbes !

Comments are closed.