Të shpëtojmë jetën Naronit të vogël

Noroni është vetëm 5-muajsh por ka probleme shëndetësore.

Ai lindi me 30.08.2012 në Prishtinë, Kosovë. Menjëherë pas lindjes, nëna e tij, Fjolla Gjonbalaj hetoi që ngjyra e lëkurës së Naronit ishte më e verdhë se lëkura e zakonshme si dhe një nuancë të theksuar të ngjyrës verdhë në sytë e djalit…

Dëmtimi i mëlçisë tashmë ka filluar dhe është i pandalshëm dhe kërcënues për jetën e tij. Atij duhet t’i bëhet transplanti i mëlçisë, procedurë kjo që duhet të bëhet brenda vitit të parë të lindjes për të qenë e suksesshme.
Por, për këtë kërkohet shuma prej 125 mijë eurosh, e cila duhet paguar paraprakisht, në spitalin gjerman. Ndërsa, pa një intervenim të tillë Naroni nuk do të jetoj. Gjithë këto para familja e ka të pamundur që t’i sigurojë.
Prandaj të gjithë duhet të i ndihmojmë me sado pak që të kemi mundësi, e që Neroni të vazhdoj jetën.

Më poshtë po postojmë dy lidhje (links) ku mund të lexoni gjerësisht (shqip dhe anglisht) për sëmundjen, nevojat dhe informatat se si mund të kontribuoni financiarisht.

shqip: http://narons-leben-retten.de/nje-melci-e-re-per-naronin/
anglisht: http://narons-leben-retten.de/save-narons-life/

Furra Tahiri