Tuz, Malësi (05.04.2013) – Forumi Demokratik për Integrim fton shqiptaret të mos dalin të votojnë në zgjedhjet presidenciale.
Ata në deklaratën e tyre theksuan se duhet bojkotuar zgjedhjet dhe në këtë mënyrë të dëshmohet se shqiptarët nuk pajtohen me politiken e kandidatëve antishqiptare.
“Të nderuara zonja dhe zotrinj, të nderuar qytetar shqiptarë në Malë te zi në veçanti ju të dashur bashkvëndas malsorë, zgjedhjet presidenciale po afrohën, dhe shumica e partive “shqiptare” po ju ftojnë te dilni në zgjedhje,dhe të votoni kandidatin të cilin ata kërkojn.
Kandidati i tyre që është pjes e politikës antishqiptare dhe antimalsi, pjes e asja politik që prodhoj Fluturimin e Shqiponjës dhe ngjarjën e fundit skandaloze vetëm dhe vetëm për të perçarë Malsin dhe malsorët” fillon deklarata e tyre.
“E ftoj Malsin te jetë e bashkuar kësaj herë dhe të bojkotoj zgjedhjet tu dëshmoj antishqiptarëve Gjukanoviq ,Vujanovic dhe Mugosha se çdo tentativë e tyre per të na përçarë do të na bashkojnë edhe më teper.
Duhet tu tregojm me bojkot të zgjedhjeve se nuk pajtohemi me ato që tha z Vujanovic mbrëm në Tuz se Knjazi çliroj Shqiprin dhe i dha asaj pavrsin, pastaj është joserioze dhe qesharake që një Malë i zi i përbër prej disa fiseve te çliroj një shqipri të madhe kufijt e të cilës shtriheshin që nga Novi Pazari e deri përtej Selanikut.
Me bojkot do tju bëjm me dijeni se nuk u besojm më gënjeshtrave të një pasnjëshme për një vetqeverisje të plotë te Malsis me qëndër Tuzin.
Të dashura motra dhe vllezer shqiptarë, me 6 prill do të festoj kryengritjën e Malsis do të përkujtojm gjakun e derdhur të t parëve tanë për lirin e Shqiprisë dhe flamurin e saj.
Ai shqiptarë që del në vota me 7 prill ai hiedh balt mi gjakun e të parëve të vet.
Prandaj ftoheni të bojkotoni duke u deshmuar politikanëve antishqiptarë se jeni pasardhës te atyne burrave qe e dhanë jetën për Shqipëri”, përfundon deklarata e nënshkruar nga Besnik Gjonaj. /MALESIA.ORG/