E kaluara e Malësisë është e pasur me ngjarje të shumta që meritojnë respekt nga gjeneratat e reja. Këto ngjarje sa të përgjakshme e të lavdishme aq edhe të shtrenjta e domethanse për qenien shqiptare në këto anë por edhe për shtetin shqiptar. Me këtë rast po veçoi ngjarjen që Malësia e shënon dhe përkujton çdo fillim prilli. Fjala është për Kryengritjen e Malësisë të vitit 1911, e udhëhequr dhe e realizuar nga strategët malësorë. Pika kulmante e kësaj ngjarje gjithsesi është 6 prilli, kur për herë të parë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit u valëvit flamuri shqiptar. I paraprinë kësaj date luftat e përgjakshme të malësorëve kundër pushtuesit otoman. Malësorët arritën të ngrehin vetëdijen e faktorit ndërkombëtar dhe ta bien çështjen shqiptare në fokus të bisedimeve që bëheshin për Ballkanin. Kështu Kryengritja e Malësisë nuk mbeti ngjarje lokale por pati përmasa kombëtare, pasi që falë kësaj Kryengritje bota mori vesh se kush janë shqiptarët. Këtu iu vu gurëthemeli kryesorë Shqipërisë të cilës çatia do ti v ë het në Vlorë një vit më vonë. Kështu malësorët u murosen në themeltë e Shqipërisë dhe ne gjeneratave të reja na lanë krenarinë por edhe obligim. Njëri prej obligimeve kryesore gjithsesi është edhe përkujtimi gjegjësisht shënimi i kësaj date. Malësorët edhe në kohën kur ishte e ndaluar në mënyrë të ndryshme e shënonin këtë datë, kurse këto 20 e sa vite që ekziston Lidhja Demokratike, ajo këtë e bën në mënyrë të organizuar. Sidoqoftë mbetet shumë për të dëshiruar. Malësia provojë që në një mënyrë të bëjë ç’ishte e mundur për të ruajtur sa më të freskët kujtimin për trimat e vet. Renovojë Shtëpinë Muze të Dedë Gjo Lulit, në 100 Vjetorin vendosën pllakën përkujtimore në majën e Bratilës, kurse françeskanët i vendosen një përmendore Dedë Gjo Lulit, por në oborr të Kishës, me qenë se për në tjetër vend nuk kishte lëje. Por këtyre trimave të Malësisë në te dy anët e kufirit, shteti shqiptar dhe Kosova do tëduhej tu dhurojnë përmendore, sheshe e rruga që do të mbajnë emrin e tyre.
Në këtë 102 vjetor të Kryengritjes nuk ka paralajmërime për manifestime të mëdha përpos shtegtimit-homazhit në Bratilë që organizon Dega e Malësisë e LDnëMZ dhe “Alternativa Party “ organizuar nga Alternativa Shqiptare, sidoqoftë e para paraqet vazhdimin e traditës, me shpresë që në përvjetorët e ardhshëm do të ketë edhe organizime e manifestime më në nivel dhe se heronjve tonë do tu jepet vendi që e meritojnë e që vetë ja caktuan vetës në historinë shqiptare.
Lavdi Kryengritësve
Albert Camaj