Të nderuar vëllezër e motra të Malësisë së Madhe.
Sot ne përkujtojmë së bashku një ditë historike që mbartë vlera jo vetëm për ne por për gjithë shqiptarët kudo që janë. Është 102 vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe e vitit 1911 dhe ai i Ngritjes së Flamurit në Bratilë të Deçiçit me 6 Prill 1911. Ngjarje këto që pa dyshimi ishin pararendëse të ngjarjes së madhe për mbarë shqiptarët 28 Nëntorin 1912.
E për nga rëndësia ky pervjetor vjen më krenarë se kurrë ndonjëherë pikërisht për një emër që e ngrit treven tonë Malësi e Madhe në piedestalin më të madhe të kombit tonë atë të të qënurit “ Nderi i Kombit “ Urdhër i dhënë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani me 25 Nëntor 2012 në kuadër të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë, Ngritjes së Flamurit në Vlorë dhe krijimit të Shtetit Shqiptar.
Kurdoherë duhet ta ndiejmë vehten krenarë për atributet e mëdha që na jep kjo ngjarje dhe për vepren e paharruar të shumë e shumë burrave e burrneshave që në këtë Kryengritje dhanë jeten për tu mbetur kurdoherë në panteonin e lavdisë e për këtë rast nuk mund të lëmë pa permendur legjendat heroike që me luften e përpjekjet e tyre bënë epokë si Ded Gjon Lulin,e Çun Mulen, Tring Smajlen, Smajl Martinin e Zenel Shabanin e shumë e shumë të tjerë të cilët pa dallime fetare e krahinore por vetëm për mbrojtjen e trojeve tona nuk kursyen as edhe jetën.
Ndaj edhe sot duhet të kemi të njëjtin qëllim: bashkimin mes vedi, largimin nga kokat e nxehta të dallimeve fetare, politike e krahinore.
Të gjithë malësorët e shqiptarët amanetin e të parëve tanë të mos e përdorim vetëm për interesa të çastit por ta kemi gjithmonë në epiqendër të vemendjes për ta patur kurdoherë Malësinë e Madhe të lartësuar ndër gjithë Kombin Shqiptarë.
Lavdi Kryengritjes së Malësisë së Madhe të vitit 1911 dhe të rënëve e kontribuesve në këtë luftë. Rrofshin kurdoherë malësorët e malësoret e gjithë treva e Malësisë Madhe. Me respekt për gjithë Ju.