102 vjetori i ngritjes se flamurit ne Deçiq – Nga Ndue Bacaj

NJË KUJTESË E VOGEL PËR 102 VJETORIN  E  LAVDISHEM TË NGRITJES SË  FLAMURIT KOMBËTARË  TË GJERGJ  KASTRIOTIT NË DEÇIQ…    

Me 6 prill 2013 , mbushen plotë 102 vite nga ajo ditë e Enjte e vitit  1911 ,kur Malesia e Madhe  Etnike nxorri nga katakombet turko-osmane në driten e diellit Europian, Flamurin  kombëtarë  të Gjergj Kastriotit –Skenderbe.. Në ketë ditë të paharruar  nga mali i DEÇIQIT valvitet flamuri jonë Kombetarë i larë me lot e gjak per 432 vite rrjesht. Deçiqi  tash 102 viteështë Oxhaku nga i cili ka dalë  tymi i bardhë i ngritjes së flamurit kombetarë , por është edheOxhaku që shperndau shkendijat që fluturuan nga Veriu ne Jug , duke ndezur  në të gjithë Shqiperine idealet e flamurit dhe mvehtësisë… Ky “Oxhak” i shqiptarisë  nuk u fik kurr edhe pse mbi  u derdhen pa papushim ; rrebeshe ,stuhi , gjakë ,lotë e mundime. Tash mbi nje shekull në trojet tona bëhet be ; pasha njatë flamur që u ngrit në Deçiq

Poeti kombetarë At Gjergj Fishta i kushton një poezi brilante ketij flamuri (te Mrizi i zanave) me titull  “HYMNI I FLAMURIT KOMBETAR”, ku dy strofa nga kjo poezi po i “kujtojmë”:

“….Mbi njatë Flamur Perendia   

Me dorë t’vet Ai e ka shkrue:

     “ Per shqiptarë do t’jet Shqipnia  

Kush ua prekë , ai kjoftë mallkue !”

  …………………………………………….  

 Ma mirë dekë me u shue nën hije  

T’Flamurit  tonë në fushë  t’mejdanit ,

Se me rrnue nji  jetë robnie

Per nën sukuj  t’huejë  t’Ballkanit…..

Kjo krye-kryengritje  dhe ky Flamur (në trojet tona) identifikohet shpesh me figuren madhore të Malesise e Shqiptarisë , heroin e popullit Ded Gjon Luli që thoshte : “Flamuri i ka të gjitha , ai ka besen , ka pushken , ai ka brenda  gjithë Shqiperinë.. atij i falen , atë e ndjekin mbrapa  të gjithë , çka është shqiptarë i vertet..”. Per të ardhur te kjo ditë e shejntë kishin dhanë jetën qindra deshmorë malsorë e më gjërë , ku  Hoti si gjithnjë  zë  vendin e parë, por me këtë rast  po kujtojme vetem ata deshmorë që ranë heroikisht me flamurin e Gjergj Kastriotit-Skenderbe në dore me  6 prill 1911, shtatë  kojasit e paharruar : Dokë Preç Kercaj ,Tomë Uc Ivanaj , Marash Lucë Gjokaj  ,Cak Uc Ivanaj , Gjeto Tomë Kolçaj , Kolë Dokë Marashaj , dhe Gjeto Gjekë  Ivanaj.. Ndersa Nikë Gjelosh Luli , Gjon Ujkë Miculi , Pjeter Zefi dhe Dedë Nika Ivezaj , janë flamurtaret e perjetshem të  shqiptarisë… Në krye të  Krye-kryengritjes antiotomane ishte trimi legjendarë Dede Gjon Luli i Hotit  me shokë shumë, të cilet i kishte jo vetem nga  Hoti ,por edhe Gruda ,Trieshi , Koja , Tuzi ,Kelmendi , Shkreli ,Kastrati ,  Rranxat e Malesisë, e deri nga Dukagjini me Mehmet Shpendin ne krye. Me ketë kryengritje ishin soldarizuar edhe Shkodra , Nenshkodera , Mirdita ,Lezha ,por edhe  Kosova martire me  të flaktin atdhetar Isa Boletinin e tjer..Një kontribut të rendesishem per keto ditë historike kanë  dhënë edhe korifenjët e pavaresisë së Shqiperisë Luigj Gurakuqi ,Ismail Qemali e tjer..Kryengritja antiotomane vijojë 133 dite (24 mars – 4 gusht) me “kulmet” e saj ; ngritjen e Flamurit kombetare , Memorandumin  e Greçes (23 qershor 1911) dhe sensibilizimin e Europen së  kohes e më gjërë.. Kryengritja kishte edhe  vemendjen e  mediave te shkruara nderkombetare , të cilat me dashje apo pa dashje  “rikonfirmuan” se shqiptaret nuk janë “tretur”ndër shekujt aziatik ,por kanë qendruar europian, siç i kishte falur krijuesi të paret në keto troje..

Nderë  e lavdi të gjithë atyre që benë ketë histori  të lavdishme  shqiptarie , histori që na bënë krenarë per jetë të jeteve…