Me datën 10.05.2013 në ambientet e Gjimnazit “25 Maj” në Tuz, OJQ “Koha Jonë” nën slloganin “Jo Droga” organizojë seminarin me temën “Narkomania dhe pasojat që sjell ajo”. Ligjerues ishte Adrian Pojana, një djal i ri nga Tirana, i cili para shumë vitesh kishte një jetë ndryshe, një jetë të pushtuar nga droga. Ashtu siç u shpreh edhe ai gjatë bashkëbisedimit me gjimnazistët, jeta e tij ka qenë e shkatrruar, por sot është rikthyer përsëri në jetë dhe vazhdon të jetoj një jetë të bukur përplot me aktivitete.
Nuk mund ti tregonte kush më mirë pasojat shkatrrimtare që sjell perdorimi i lëndeve narkotike se një person i cili për shumë vite ka qenë pjesë dhe ka provuar të gjitha pasojat që droga i sjell një njeriu. Ai foli për jetën e tij, për eksperiencat e hidhura, për shkatërrimin e familjes dhe shumë e shumë pasojave negative që droga i ka sjell. Kjo shfaqi mjaft interes për të pranishmit dhe bashëbisedimi me Adrianin u bë mjaft interesant. Ai apelojë tek të rinjët që të largohën nga droga, ta duan jetën dhe ta jetojnë atë, por pa drogë, se droga do ua shkatërrojë atë.
Ena Beqaj anëtare e OJQ “Koha Jonë” u shpreh se është e domosdoshme organizimi i seminareve me tema të tilla. “Të rinjët kanë nevojë të marrin informacion dhe të ndigjojnë eksperienca të ndryshme që tregojnë pasojat që sjell perdorimi i drograve. Adriani sot me historin e tij ishte shumë emocionus dhe besoj të gjithë kemi mësuar një gjë më shumë nga ky ligjerim. Qellimi jonë kryesore është ndërgjegjësimi i të rinjëve për pasojat që sjell droga, dhe ne si organizatë po punojmë shumë në këtë drejtim. Dua të falendërojë sigurisht Adrianin i cili ju përgjigj ftesës sonë pozitivisht, gjithashtu Fondin për Pakica, Drejtorin e Shkollës “25 Maj”, Profesor Luigj Camaj, Televizionin Boin dhe portalin malesia.org” u shpreh Beqaj.
Sot Adriana Pojana është një person publik i cili merret me ligjerime, me projekte të shumta që kanë për bazë ndërgjegjësimin e të rinjëve për pasojat që sjellin drograt. Adrian Pojana në vitin 2009 fillojë aktivitetin bashkë me Fondacionin Vodafone Albania në projektin “Bota e ndryshimit” , ku fillojë një fushatë ndërgjegjësuese mbi rrezikun e varësisë ndaj lëndëve narkotike dhe përdorimit të tyre, nëpër të shumë shkolla në teritorin e Shqipërisë.
Adrian Pojana edhe pse ka qenë i varur nga dorga për 15 vite, ai para shumë vitesh ka filluar një jetë të re. Në vitin 2009 ishte pjesë e Big Brother Albania edicioni i 2, i cili me historin e jetës së tij emocionojë të gjithë shqiptarët. Pas eksperiencës pozitive ne Big Brother ai fillojë punë në televizion Top Channel si prezantues në disa programe. Sot Adrian Pojana është gazetar i emisionit “Fiks Fare” në Top Channel si dhe një nder prezantuesit e emisionit Rikoshet në Top Albania Radio. /MALESIA.ORG/