Me datën 22 gusht, në Qendrën Kulturo-Informative Malësia në Tuz, u hap ekspozita e parë e punimeve të piktorit dhe këngëtarit Nikollë Nikprëlaj.
Ekspozita do të jenë e hapur deri me 2 shtator.
QENDRA KULTURO-INFORMATIVE „MALËSIA“ TUZ
Portalit
www.malesia.org
QKI “Malësia” në Tuz në kontinuitet po përkrah krijuesit, artistët dhe shoqatat duke u munduar që sado pak të kontriboj në plotësimin e nevojave kulturore të kësaj treve dhe më gjerë. Ashtu që si vazhdimësi e kësaj me datën 22.08.2013 u organizua EKSPOZITA E PIKTURAVE DHE VIZATIMEVE E NIKOLLË NIKPRËLAJ.
Ekspozita u hap nga piktori akademik Gjelosh Gjokaj. Pikturat dhe vizatimet jenë të ekspozuara në hapësirat e QKI “Malësia” në Tuz deri më 02.09.2013.
Kjo ishte ekspozita e parë personale e Nikollë Nikprëlaj dhe mund të konsiderohet si një ndër ekspozitat më të suksesshme që është organizuar nga kjo qendër kulturore.
Stafi i QKI Malësia