Gjokaj: Në NY kanë protestuar antarët e organizatave të shquara shqiptare

Përfaqësuesit e diasporës shqiptare të cilët po demonstronin para ndërtesës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe të konsullatës malazeze në Nju Jork nuk janë ekstremistë, por anëtarët e organizatave të shquara që përfaqësojnë shqiptarët etnikë në Shtetet e Bashkuara, deklaroi për gazetën “Vjesti” Pashko  Gjokaj, Kryetar  i shoqatës  “Atdhetare Malësia e Madhe nga Detroiti ”

Sipas Akuzave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi se para ndërtesës së OKB kanë protestuar  20 anëtarë të  klubeve politike radikale shqiptare nga Detroiti , Gjokaj deklaroi se protestuesit janë  punëtorë të ndershëm dhe burra  familjarë të cilët shprehin mospajtimin e tyre me politikën e Qeverisë së Malit të Zi.

Këto nuk janë grupe radikale nga Detroit, por përfaqësuesit e shoqatës ” Malësia e Madhe”, të cilët janë punëtorë të ndershëm dhe familjarë të cilët nuk e kanë pas të lehtë të udhëtojnë më shumë se 12 orë për të shprehur pakënaqësinë e tyre. Këta njerëz kanë jetuar edhe në diktaturë, dhe tani ata e dinë se çfarë është demokracia, e që  nuk e kanë bashkatdhetarët e tyre të cilët jetojnë në zonat shqiptare në Mal të Zi, “deklaroi Gjokaj, duke krahasuar gjendjen tashme aktuale në Mal të Zi si në kohën e mbretërimit të mbretit Nikolla Petroviq.

“Demokraci në Mal të Zi nuk ka dhe është koha që ky regjim të shkoi nga qeverisja dhe le të vijë kush të vijë. Demonstratat e tjera do të duhej të jenë pranë  Qeverisë së Malit të Zi dhe atje të jenë të gjithë së bashku malazezët, shqiptarët, serbët, myslimanët dhe çdokush tjetër. Gjersa të vijnë dikush që nuk  do të kërkojë librezën e partisë gjithsecilit që dëshiron të ketë punë dhe i cili nuk ka jetesë për vete dhe familjen e tij. Nëse vazhdohet kështu, është normale që do të ketë radikalizëm “, deklaroi Gjokaj.

Albert Camaj

Furra Tahiri