Marrëdhëniet e Malit të Zi dhe Shqipërisë janë te shkëlqyera

bushati-luksicMarrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Shqipërisë janë të shkëlqyeshme, kurse bashkëpunimi i mirë politik duhet të transferohet edhe në fushën e ekonomisë, vlerësuan pas takimit ministrat e jashtëm të të dy vendeve, Ditmir Bushati dhe Igor Luksic, raporton RTCG.

“Marrëdhëniet midis vendeve tona janë të shkëlqyeshme dhe ekziston një sërë projektesh në rrafshin bilateral rreth të cilave mund të bashkëpunojnë edhe më tej, në mënyrë që marrëdhëniet e shkëlqyera politike të materializohen edhe përmes atyre ekonomike në dobi të qytetarëve tanë”, ka thënë Luksic. Ai ka deklaruar se me kolegun e tij shqiptar është marrë vesh për nënshkrimin e shpejtë të marrëveshjes mbi bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane. Ne vlerësojmë lartë përpjekjet që bën Shqipëria në mënyrë që të nxisë bashkëpunimin në rajon, ka thënë Luksic.

Ministri shqiptar ka përkujtuar se ky është vit gjatë të cilit Shqipëria shënon 5 vjetorin e anëtarësimit në NATO ai. Ka theksuar se Shqipëria në NATO do të përkrah politikën e qeverive të hapura si dhe  anëtarësimin e Malit të Zi në aleancë.

Luksic duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve ka theksuar se së shpejti pret zgjidhjen e çështjes së statusit për Komunën e Tuzit.

Ende nuk kemi informacione nëse ministri shqiptarë ka diskutuar për Komunën e Tuzit/Malësisë, a kishte takime me përfaqësuesit politik shqiptarë dhe a ka vizituar Tuzin. /MALESIA.ORG/

Furra Tahiri