Shqipëria në grupin e ‘ferrit’ me Sërbinë, Portugalinë, Danimarken a Armeninë

euro 2016Sapo është hedhur nga Nice e Francës shorti për eleminatoret e Euro 2016 që do të luhet në Francë. Shqipëria ka rënë në grupin I së bashku me Portugalinë, Danimarkën, Sërbinë, Armeninë. Grupi I është i vetmi grup me 5 skuadra, çka e bën më të vështirë kualifikimin sepse nuk ka skuadër nga vazoja e gjashtë, pra të gjitha ndeshjet do të jenë me skuadra më të forta se ne në letër. Për tu shtuar që do të luhen vetëm 8 ndeshje dhe jo 10.

Grup shumë i vështirë dhe prej skuadrave që e përbëjnë. Sigurisht që në qëndër të vëmëndjes do jetë sfida më Sërbinë, çka do të jetë më shumë se një ndeshje futbolli. Një derbi ku nuk do të kenë shumë rëndësi kualitetet e skuadrave. Na bashkohet një Danimarkë në formë jo shumë të mirë, që mund ta shohim si një fat në këtë grup, që duket shumë i balancuar. Armenia është një nga skuadrat më të forta të vazos së 4, një surprizë e kualifikueseve të botërorit duke mposhtur 0-4 Danimarkën, e udhëhequr nga lojtari i Dortmund Mkhitaryan. Por pika e dobët e Armenisë ishin ndeshjet në shtëpi, ku fitoi vetëm 1 dhe humbi plot 4, edhe me Maltën, çka i kushtoi kualifikimin në botëror.

Kujtojmë që për Euro 2016 do të shtohen skuadrat pjesmarrëse, pasi dy vëndet e para në grup do të kualifikohen direkt ndërsa vëndet e treta do të luajnë mes njëra tjetrës për të nxjerrë ekipet e tjera të kualifikuara, çka rrit shanset e Shqipërisë për të marrë pjesë për herë të parë në një kompeticion madhor.

Euro 2016/ Orari i ndeshjeve të Kombëtares

Janë zyrtarizuar edhe datat kur Kombëtarja Shqiptare do te luaj në eliminatoret për europianin “Francë 2016″.

Ndeshja hapëse e ciklit eliminator do të luhet në shtëpi kundër Portugalisë, ndërsa ndeshja e shumëpritur me Serbinë pritet të zhvillohet me 14 tetor në transfertë për t’u rikthyer një vit më vonë në Shqipëri.

Kujtojmë se të gjitha ndeshjet e ciklit eliminator, Shqipëria i zhvillon në stadiumin e Elbasanit “Ruzhdi Bizhuta”

Ja orari i plotë:

7 shtator 2014 (20.45) Shqipëri – Portugali
11 tetor 2014 (20.45) Shqipëri – Danimarkë
14 tetor 2014 (20:45) Serbi – Shqipëri
29 mars 2015 (18.00) Shqipëri –Armeni
4 shtator 2015 (20:45) Danimarkë – Shqipëri
7 shtator 2015 (20.45) Portugali – Shqipëri
8 tetor 2015 (20.45) Shqipëri – Serbi
11 tetor 2015 (18.00) Armeni – Shqipëri

/aSport/MALESIA.ORG/

Furra Tahiri