Gjokaj: Më mirë ishte gjatë kohës së Titos

indexKryeministrin Millo Gjukanoviq do ta “mirëpresin” më 8 prill gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara dhe takimi me nënpresidentin Joseph Biden, protestat e emigrantëve shqiptarë nga Mali i Zi.

Kryetari i Shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe” nga Detroiti Pashko Gjokaj deklaroi për “Dnevne Novine” që tetë shoqata të shqiptarëve nga Mali i Zi do të organizojnë protestë më 8 prill gjatë vizitës së kryeministrit Milo Gjukanoviq, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fillim para Shtëpisë së Bardhë në Washington, dhe pastaj para ambasadës së Malit të Zi. Gjokaj arsyet e protestës i ka cituar rreth qëndrimit neglizhent të Gjukanoviq ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, të cilat, siç tha ai, vazhdimisht zvogëlojnë të drejtat themelore të popujve pakicë.

Gjokaj theksoi se kreu më i fuqishëm i partisë së Malit të Zi për 25 vjet, e cila është në krye të qeverisë dhe shtetit, shqiptarëve vetëm u ka dhanë premtime para zgjedhjeve, por asgjë konkrete nuk e bëri kurrë. Gokaj shtoi se shqiptarët kishin status më të mirë në Jugosllavi, gjatë kohës së Josip Broz Tito.

“Gjukanoviq nuk ka përmbushur premtimet që thoshte se Malësia do të mund të vendos vetëm për veten sepse do të fitojnë statusin komunës së plotë. Sa herë kur ka pasur zgjedhje, ne kemi marrë premtime, por pas zgjedhjeve gjithçka ka mbete vetëm në fjalë. Shqiptarët nuk kanë asnjëfarë të drejtave. Ne përmbajmë gjashtë për qind të popullsisë, por askund në administratën shtetërore dhe administratë nuk ka aq shumë shqiptarë, as 0,5 për qind, edhe pse parashikohet ndryshe me Kushtetutë dhe me ligj. Ne nuk kemi as gazetë ditore apo revistë në gjuhën shqipe. Pardje u miratua edhe ligji që ndalon komunitetet pakicë të shfaqin simbolet e tyre. Ne këtu në Amerikë jemi të lirë të vëmë në dukje simbolet tona, edhe pse jemi këtu vetëm tash 30-40 vite, ndërsa atje që jemi në shtëpitë tona dhe në tokën tonë tash më se 1.000 vjet nuk mund të bëjmë asgjë. Domethënë duhet të trembemi për të deklaruar se jemi shqiptarë, që të kemi frikë të vendosim në dukje simbolet tona dhe flamurin tonë. Ku kjo ndodhë? Vetëm në diktatura. Ne ishim më mirë gjatë Jugosllavisë, “deklaroi Kryetari i Shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe, Pashko Gjokaj.

Përveç kësaj, Gokaj theksoi se ata nuk e mbështesin integrimin euroatlantik të Malit të Zi dhe anëtarësimit të saj në NATO, duke shtuar se integrimi i tillë nuk mund të ekzistojë, derisa shqiptarët të fitojnë të drejtat e plota në shtëpitë e tyre.

Albert Camaj

Furra Tahiri