Milosevic pret që DPS-së ti bashkëngjitën subjektet shqiptare

partit_politike_shqiptare_ne_mal_te_ziTarzan Milosevic, drejtori politik i DPS-së, ka thënë se është e logjikshme që subjektet politike me të cilat janë në koalicion në nivelin shtetëror të jenë partnerë edhe në nivelin lokal, shkruan Blic.

Milosevic shprehu bindje se zgjedhjet në Podgoricë do ti fitojnë dhe se është e logjikshme që subjektet politike të cilat janë pjesë e pushtetit qendror, të jenë partnerët më të afërt të DPS-së edhe në nivelin e pushteteve lokale.

Pjesë e pushtetit qendror janë edhe dy koalicionet shqiptare të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare fituan nga një mandat, Koalicioni “Forca për Bashkim” e përbërë nga Forca e Re Demokratike, Iniciativa Qytetare – Tuz, Lëvizja Perspektiva dhe “Koalicioni Shqiptar” i përbërë nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Partia Demokratike dhe Alternativa Shqiptare. /MALESIA.ORG/

Furra Tahiri