Manifestimi “Zëri i Vëllazërisë 2014 ” shpalosi vlera të larta artistike

IMG_5640 I organizuar nga Shoqata e Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” edhe këtë vit Manifestimi “Zëri i Vëllazërisë” ka bërë bashkë në një këngë, në një valle e në një rrugëtim të vargut poetik artistë e poetë nga trojet etnike. Folësit Ukshin Jashari, Luigj Shyti, Sytki Ndreca, Albert camaj , Naim Prelvukaj, Haxhi Lajqi e Englebert Zefi, Marash Dedvukaj, Pal Dreshaj, në emër të Shoqatave e institucioneve, që përfaqësonin, kanë përgëzuar organizatorin për organizimin me sukses të Manifestimit dhe pjesëmarrësit për prezantimet e mrekulluara artistike. Festa këtë vit ka filluar me prezantimin e mrekullueshëm skenik të Teatrit “Shqip” nga Malësia. Ata me lojën e përkryer artistike kanë kthyer te shikuesit kujtesën për qëndresën nëpër shekuj të popullit tonë. Drama “Klithma e një gruaje” ka ngjallur emocione te publiku, i cili me duartrokitje të gjata ka shpërblyer lojën e bukur të aktorëve nga Malësia. I pëlqyer ishte edhe programi artistik në vazhdim. Valltarët nga Ansambli Autokton “Rugova”, Këngëtarë e valltarë nga Shoqata Atdhetare “Dukagjini” – Shkodër , këngëtarë e artistë nga Peja, Istogu e i gjithë Dukagjini kanë bërë prezantime shumë të pëlqyera nga publiku dhe e kanë kthyer në festë të madhe Manifestimin. Ata këngën e përbashkët e kanë vazhduar gjatë darkës , që kishte organizuar për ta kryetari i Pejës, z. Gazmend Muhaxheri. Takim vëllazëror është zhvilluar gjatë këtij Manifestimi edhe në Istog. Kryetari i kësaj qyteze të bukur, z. Haki Rugova me stafin e tij u ka dëshiruar mirëseardhje pjesëmarrësve nga trojet etnike dhe ka përgëzuar organizatorin për këtë festë të madhe e të përbashkët. Ai ka qëndruar gjatë në bashkëbisedë me vëllezërit nga trojet etnike dhe ka shprehur dëshirën që Istogu të jetë pikënisje e Manifestimit “Zëri i Vëllazërisë” në 15 vjetorin e organizimit të kësaj feste që bashkon trojet në këngë e gëzime. Edhe Klina ka shkëlqyer me mikpritjen dhe organizimin e përbashkët të Manifestimit. Atje është bërë promovimi i librit për Komanin dhe komanasit dhe poetët nga trojet etnike kanë shkëmbyer botimet e tyre dhe kanë lexuar poezi të zgjedhura. Në shenjë të respektit për punën e madhe që po bëjnë veprimtarë të Shoqatës “Martin Dreshaj” , Baca Shtjefën Ivezaj, që shtëpinë e tij e ka kthyer në muze për të ruajtur kujtimin për të kaluarën e lavdishme të Malësisë, ka ndarë mirënjohje të përgatitura nga dora e tij mjeshtërore. Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës në Klinë ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe u ka dëshiruar qëndrim të këndshëm në Klinë në emër të saj dhe të kryetarit të Klinës, z. Sokol Bashota. Poetët nga Dukagjini dhe trojet etnike kanë shprehur bindjen e përbashkët se takime kulturore të përbashkëta duhet organizuar edhe në të ardhmen. Në mbyllje të Manifestimit kryetari i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, z. Ukshin Jashari ka falënderuar Komunat Pejë, Istog, Klinë e Deçan për përkrahjen e vazhdueshme , kurse pjesëmarrësve u është drejtuar me apelin që vitin e ardhshëm , kur festohet 15 vjetori i këtij Manifestimi, të jenë prapë në Kosovë për t’u gëzuar e festuar së bashku.

Rrahman Jasharaj , gazetar i malësia.org nga Kosova

IMG_5426IMG_5441IMG_5452IMG_5458IMG_5514IMG_5530IMG_5536IMG_5536IMG_5571IMG_5572IMG_5574IMG_5576IMG_5578IMG_5594IMG_5640IMG_5648IMG_5654IMG_5655IMG_5675IMG_5685IMG_5691

IMG_5436IMG_5439

 

Furra Tahiri