“Karabushko Pole” fiton Bashkesinë lokale

Foto nga Arkivi
Foto nga Arkivi

Tuz, Malësi (15/05/2014) – Me votat e shumicës DPS, UDSH dhe Partisë Boshnjake e përkrahur edhe nga këshilltari opozitarë i Listës për Tuz Muhamed Gjokaj, në kuvendin e Komunës urbane të Tuzit u votua vendimi për formimin e bashkësisë së re lokale Karabushko Pole në territorin e Dheut të Zi, lagjes së re e ardhacakëve boshnjak nga pjesët veriore të Malit të Zi.

Opozita, për shkak të pakënaqësisë me ecurinë e punës dhe me kokfortësinë e shumicës e cila nuk pranojë të ripunojë vendimin konform marrëveshjes gojore, gjatë votimit braktisi seancën.

Në fillim të seancës opozita kundërshtoi diskutimin për këtë pike të rendit  të ditës, duke e trajtuar atë si marketing politik të shumicës, mirpo pas  votimit  u vendos  që të diskutohet.

Gjatë diskutimeve erdhën në shprehje shumë divergejnca midis pozitës dhe opozitës, si për kufinjt, emrin dhe për kohën e nxjerrjes së këtij vendimi.

Nexhad Dresheviq, duke kërkuar që të votohet për  këtë pikë të rendit të ditës, foli edhe për token në Vuksanlekaj e cila sipas tij eshtë e  tyre dhe posedojnë tapi për  të, në çka reagoi shumë ashpër këshillëtari i LD-së, Nikollë Camaj, duke i ofruar dëshmi relevante nga arkivat e Cetinës, se kjo tokë ishte pronë e vëllazërisë Vuklsanlekaj.

Këshilltari i Lidhjes Demokratike foli për dëshmi që i takojnë vitit 1915. Camaj po ashtu përmendi “sukseset” e kësaj shumice që filloi punën e vet me instalimin e flamurit boshnjak në këtë sallë, me emërimin e sekretares së administratës që nuk di asnjë fjalë shqip, me përjashtimin nga puna të tre intelektualëve, që të tre të një konfesioni, me premtimet për referendum e komunë të plotë, dhe po e përfundojnë me projektin për këtë bashkësi lokale, pa realizuar asnjë nga premtimet e bëra, duke i krahasuar “sukseset e tyre” me thënien “çka lind me gungë, koha nuk e ndereq“.

Në diskutim u  kyç  edhe  këshilltari i  PDS Omer Axhoviq  i cili theksoi se   toka e Dheut të Zi ishte dikur e Grudës,  kurse përsa i përket  tokës  në Vuksanlekaj ai tha se është në dijeni për tapitë që dëshmojnë se kjo tokë është e tuzjanve, për çka një kohë kishte fituar përkrahjen e deputeti në Parlamentin e Malit  të Zi z. Vasel Sinishtaj, i cili kishte treguar gadishmëri për ta përkrahur këtë çështje në Parlament, mirëpo sipas Axhoviq, ai kishte intervenuar që këtë të mos e bënte, pasi që i kishte frikë pasojat e mundshme.

Në diskutime u kyç  edhe  këshilltari i IQ Vasel Sinishtaj, i cili akuzoi pozitën për mosmbajtjen e premtimeve të  dhëna duke e cilësuar edhe këtë iniciativë për bashkësi lokale si marketing e fushatë politike. Sinishtaj po ashtu potencoi  vendosjen  e paligjshem  të  flamurit  boshnjak. Ai  akuzoi   koalicionin qeverises për mosmbajtje të  referendumit, në çka reagoi z. Dukoviq nga PDS i cili tha se pa referendum na kanë lënë ata që i kanë filluar negociatat për komunët të kryeqytetit, e ata ishin nga radhat tuaja tha Dukoviq.

Gjergj Camaj nga  rallët e  ASH deklaroi se nuk kanë gjë kunder   bashkësisë lokale të Karabushko,  por duhet  dijtë se ku janë kufinjtë.

Lidhur me këtë më i zhurmëshmi ishte këshilltari i IQ Smail Çunmulaj, i cili disa herë pyeti se çfar i duhet një territor aq i gjërë kësaj bashkësie.

Në fund u vendos që kufinjtë e BL Karabushko të jenë aq sa është lagja, e cila sot përfshin afër 1000 shtëpi dhe vendimi u votua nga 11 këshilltarë.
Muhamed Gjokaj nuk harroi t’i përkujtojë mysafirët nga Karabushko, të cilët muarën pjesë në këtë seancë, që të mos ia harrojne kete nderë gjatë votimeve.

Kjo ishte seanca e fundit e kësaj përmbajtje të parlamentit. Kreu i komunës kishte shtruar një koktei por opozita e bojkotoi.

Albert Camaj

Furra Tahiri