Mario Dedivanaj jam shqiptar, jo malazez

kim- marioKim Kardashian sot është njëra ndër femrat, bukuroshet më të përfolura në showbizin ndërkombëtar, duke qenë se nuk ka ditë që nuk shkruajnë gazetat botërore. Mirëpo, njëri ndër ata që ka meritë për dukjen e Kim është Make-upi i shqiptari me origjinë nga Malësia Mario Dedivanaj, stilist i njohur në SHBA.

Disa ditë më parë disa gazeta serbe e malazeze Mario Dedivanajn e kishin etiketuar si malazez ku një ndër titujt ishte “malazezi përkujdeset për dasmën e Kim” (“Crnogorac šminka Kim za svadbu!“), por Mario ka thënë për “Presheva jonë” se nuk është malazez, por shqiptarë !

Mediet sllave shpesh manipulojnë kur është fjala për njerëz të suksesshëm të cilët janë me origjinë nga trojet shqiptare jashtë kufirit, ndër ta edhe super-modelja shqiptare nga Malësia Emina Çunmulaj për të cilën shpesh e etiketuan si malazeze.

Shqiptari e përgatit për nuse Kardashian.. Make-upi Mario Dedivanaj: Kim është një kliente e ëndrrave të mia

mario dedivanaj 01Kim Kardashian sot është njëra ndër femrat, bukuroshet më të përfolura në showbizin ndërkombëtar. Mirëpo, njëri ndër ata që ka meritë për dukjen e Kim është grimieri shqiptar Marian Dedivanaj, stilist i njohur në SHBA. Ndonëse mediat flasin se ai është me origjinë malazeze, kjo është hedhur poshtë nga vetë stilisti, i cili ka pohuar se është shqiptar.
Kim dhe Kanye West po bëhen gati për ditën e martesës që do të mbahet më 24 maj. Çifti është i gatshëm për martesë, ç’ka ju ka mbetur vetëm përgatitja e Kim-it për nusëri. Por as ketë ajo se ka problem dhe e ka zgjidhur, çka për këtë dukje Kim Kardashian i ka besuar shqiptarit nga Mali i Zi stilistit të njohur në Amerikë z. Marian Dedivanaj.
Për stilistin dhe grimierin e njohur Dedivanaj është një kënaqësi e madhe dhe privilegj i veçantë të punosh me Kim. “Padyshim është kënaqësi e madhe por edhe privilegj dhe respekt për profesionin tim të bashkëpunoj, përkujdesem për dukjen, bukurinë e një bukuroshe me renome botërore siç është Kim Kardashian. Unë punojë me Kim që prej 6 vitesh. Ajo është e rëndësishme për mua. Unë respektoj atë shumë. Ajo është një klient i ëndrrave të mia dhe një femër e bukur ashtu siç e vlerëson edhe opinioni i gjerë botëror.
Me Kardashian gjatë punës dhe kohëve të lira flasim për gjithçka. Meqë punojmë së bashku, ajo e di shumë mirë se unë jam shqiptar. Ajo është kureshtare të dijë për shqiptarët dhe traditat, kulturën tonë.. Unë gjithmonë i tregoj për vuajtjet, atdhedashurinë dhe krenarinë e shqiptarëve, bashkë me traditat dhe zakonet tona dhe asaj i duken shumë interesante”- ka rrëfyer stilisti i njohur.

mario dedivanaj 02Stilisti i Kardashian: Meqë jam shqiptar, së shpejti do të quhem Dedivanaj

Duke folur rreth origjinës dhe mbiemrit të tij Dedivanovic, në vazhdim Mariani shpjegon se: “Emri im i lindjes është Marian Dedivanovic që dikur ishte Dedivanaj, por babai tim i kanë ndryshuar atë nëMalin e Zi. Dhe kështu ka mbetur sot e kësaj dite, që kur ai ishte largua nga vendlindja. Meqë atij ja kanë ndryshuar, edhe unë e kam ndërmend, dhe besoj së shpejti, ta ndryshoj, duke e kthyer emrin në origjinën time, dmth në shqip, Dedivanaj”-shtoi më tej Mariani.
Dedivanaj thotë se Malin e Zi dhe Shqipërinë e viziton vazhdimisht. “Unë kam shumë të afërm të familjes ende atje. Në fakt unë nuk kam qenë viteve të fundit atje, për shkak studimeve dhe angazhimeve të mia profesionale. Por, kur kam qene pak më i ri kam vizituar shumë here vendlindjen e prindërve të mi që në njëfarë mënyre e konsideroj edhe si vendlindjen timen për shkak të origjinës. Unë mendoj se Mali i Zi është një nga vendet më të bukura që kam qe në ndonjëherë, është vend fantastik me klimë dhe bukuri joshëse. Në Mal të Zi kam shumë miq dhe anëtarë të familjes”-tha Dedivanaj.

Dasma e Kim

kiminuseeNë dasmën e Kimit mësohet se do të ketë mbi 2000 mijëmysafirë. Normalisht secili kur martohet harxhon, kurse Kim Kardashian në këtë dasme jo që harxhon, por fiton. Kjo pasi Kim ka vendosur që të shes fotot e saj ekskluzive të dasmës, duke fituar kështu 21 milionë dollarë. Sipas një zëdhënëse në zyrën e kryetarit të bashkisë, çifti ka marrë me qira vilën për dasmë për 300,000 euro. Kim Kardashian është e shqetësuar se moti i keq mund t’ia prishë dasmën që do të zhvillohet ditën e shtunë. 33-vjeçarja do të martohet me reperin Kanye West, mirëpo ka frikë se do të bie shi gjatë fundjavës në Paris. Kim është duke organizuar një dasmë të madhe, ndërsa thuhet se vetëm fustani i nusërisë i ka kushtuar dy milionë dollarë. Dy milionë të tjera do të paguhen Jay Z dhe Beyonce që do të këndojnë në dasmë, citon preshevajone. /PreshevaJone/MALESIA.ORG/

 

Furra Tahiri