Bashkëvendasja 75 vjeçare nga Trieshi Gjyste Nikprelaj shpëtoi dje, rreth orës 17 , nga goditja e rrufesë, ndërsa ruante disa tufë të deleve në fshatin Triesh.
Gjystja në moshë të vjetër është plagosur dhe transportuar në Qendrën Klinike, ku, sipas familjes së saj, jeta e saj tani nuk është në rrezik.
Nga goditja e rrufesë humbën edhe 16 dele sa kjo familje posedonte.
Vëllai i saj, Pero Nikprelaj, deklaroi për “Vijesti” se Gjystën të plagosur e ka vërejtur më së pari kojshia.
” Menjëherë i është afrua asaj dhe e ka vëndosur në makinë dhe e ka dërgua në spital. Gjystja nuk është në rrezik për jetën, por nga goditja e rrufes i ka humbur një pjesë e trupit”, deklaroi Pero Nikprelaj.
Gruaja e moshuar, e cila jeton me dy vëllezërit e saj në fshatin Triesh, mbajtja e deleve janë i vetmi burim i të ardhurave të tyre.
“Unë nuk e di se si do të mbajmë tani familjen. Shpresojmë se dikush do të na japë ndihmë deri sa të gjejmë rrugëdalje”, deklaroi Nikprelaj.
Stafi i portalit Malesia.Org i dëshiron shërim sa më të shpejtë bashkëvendases Gjyste Nikprelaj.
Albert Camaj