Rruga në gjendje të mjerueshme (foto)

rruga 2Këto janë fotografi nga rruga kryesore në hyrje të Tuzit, njëkohësisht rruga ndërkombëtare që lidh Podgoricën me Shkodrën.

Fotografitë të cilat në redaksinë tonë i ka dërguar një lexues i portalit, dëshmojnë gjendjen e mjerueshme të rrugëve në Malësi. Rruga është në gjendje aq të keqe sa që rrezikon komunikacionin, e mos të flasim për dëmtimet që mund ti shkaktoni automjetit. Që të jetë dhe më keq, gropat janë të mbushura me ujë dhe mund ti zbuloni me vonesë.

Nëse drejtuesi i automjetit nuk vendosë rripin e sigurisë, ai gjobitet nga ana e policisë për shkelje të rregullave të komunikacionit / rrezikimin e komunikacionit. Po në këtë rast, kush duhet të gjobitet? /MALESIA.ORG/
rruga

Furra Tahiri