Pakicat në Kosovë: 4 ministra, 1 zv.kryeminister dhe 6 zv.ministra, shqiptarët në Mal të Zi asnjë

hartaSipas disa statistikave, serbët në Kosovë përbëjnë rreth 5 % të popullsisë, megjithatë në Qeverinë e porsazgjedhur, serbet së bashku me pakicat tjera, që përbëjnë më pak se 10 % të popullsisë, kanë siguruar 1 zëvendës-Kryeministër, 4 ministra dhe 6 zëvendës ministra.

Partia Lista Serbe në Kosovë, për formimin e Qeverisë me PDK-LDK, ka fituar një zëvendës-Kryeministër, dy ministra; Ministrinë për Qeverisje Lokale dhe Ministrinë për Kthim dhe 6 zëvendës-kryeministra.

Ata gjithashtu me marrëveshje kanë parapa formimin e bashkisë së komunave serbe në afat prej 3 deri në 5 muaj nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje. Kthimi i të zhvendosurve serb dhe jo shqiptar me garancion të sigurisë nga ana e qeverisë dhe kryeministrit, kthimi dhe mbrojtja e pronës së uzurpuar, hapja e linjës ajrore Prishtinë – Beograd dhe hapja e linjës hekurudhore me Serbinë.

Kërkesa tjera të serbeve janë edhe poste në kreun e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës dhe Forcave të Sigurisë të Kosovës. Të gjitha këto kushte janë pranuar nga Qeveria e re e Kosovës.

Një situatë krejtësisht ndryshe kemi tek shqiptarët, popull autokton në Mal të Zi, të cilët në Qeverinë e Malit të Zi nuk kanë asnjë post.

Edhe pse dy koalicionet shqiptare të përbëra nga gjithsej 6 subjekte politike kanë nënshkruar marrëveshje për përkrahje të shumicës parlamentare, ato nuk kanë asnjë post në Qeverinë malazeze.

Në marrëveshjen për përkrahjen e shumicës, dy koalicionet shqiptare nuk kanë parashtruar as edhe një kusht konkret fundamental në interes të shqiptarëve në Mal të Zi.

Këshilltari i Forcës së re demokratike në Kuvendin komunal të Ulqinit, Sabri Salaj, në një postim në facebook, bëri krahasimin e përfaqësimit të pakicës serbe në qeverinë e porsaformuar të Republikës së Kosovës, me përfaqësimin momental të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi.

“Pakica shqiptare autoktone në Malin e Zi me 5%, e ç’orientuar politikisht, pa asnjë platformë dhe vizion, e përfaqësuar nga 2 deputet mandati i të cilëve i ndarë në 6 pjesë (rast unik në shkencat politike) , pa njohë asnjë trend dhe proces politik, por të fshehur pas patriotizmit folklorik, vazhdojnë avazin e vjetër me deklarata folklorike, jashtë çdo realiteti më kohën në të cilën jetojmë”, shprehet Salaj. /MALESIA.ORG/

Furra Tahiri