Juria për ndarjen e çmimit vjetor të Komunës urbane të Tuzit, në mbledhjen e zhvilluar me 9 dhjetor, vërtetoi listën e kandidatëve pjesëmarrës për vitin 2014. Kryetari i jurisë, Mark Camaj sqaroi se katër propozimet e paraqitura, plotësojnë kushtet për kandidat të çmimit.
Të propozuar janë: Klubi i futbollit “Malësia” me trajner David Camaj për arritjet e tyre sportive, e propozuar nga Driton Junçaj, profesoresha e edukatës fizike Vera Berishaj për kontributin dhe përkushtimin e femrave nga Malësia në fushën e sportit, e prpopozuar nga Drita Rukaj, Nuo Rukaj dhe Gjon Gjonaj.
Për këtë çmim, e propozuar është edhe Shoqatën Kulturo Artistike “Besa” për krijimtarinë e sajë në promovimin e traditës dhe kulturës, e propozuar nga Zef Bato Dedivanovic, Shoqata e pensionistëve Triesh dhe OJQ Etno Harmonia.
I propozuar është edhe Vladan Vucelic, drejtor i ndërmarrjes publike të “Ujësjellësit”, i cili, siç thuhet në sqarim kreditohet për kontributin e tij të përgjithshëm në zhvillimin e Malësisë, i propozuar nga Elvir Kajosevic, Sanda Zejnilovic, Danijela Gjelaj, Admir Krkanovic dhe Gjergj Lajçaj.
Ndarja e çmimit do të bëhet me 17 dhjetor.