Ambasadori i Malit të Zi në Tiranë kërkon status të ri për malazezët në Shqipëri

Ferhat Dinosha
Ambasadori i Malit të Zi në Tiranë, Ferhat Dinosha tha në një intervistë për Ora News se në Shqipëri nuk ka pakicë serbomalazeze, por vetëm pakicë malazeze, të cilët duhet të trajtohen me një status të ri në Shqipëri. Ai po ashtu kërkoi të futet gjuha malazez në ndonjë shkollë në Shkodër si dhe të formohet fond nacional për ti ndihmuar ata, raporton Indeksonline.

Ky realitet sipas tij ka ndryshuar që nga viti 2006 kur Mali i Zi shpalli pavarësinë. Në këtë kuadër Dinosha thotë se malazezët duhet të trajtohen me një status të ri në Shqipëri.

Kjo deklaratë e tij mund të sjellë ndryshimin të raporteve në Komitetin Shtetëror të Minoriteteve në Shqipëri, pasi deri më tani pakica malazeze përfaqësohej nga Bledar Bashanoviq, që është zyrtarisht përfaqësues i pakicës serbo-malazeze në këtë komitet.

Deri më tani përfaqësuesi i pakicës serbo-malazeze në Komitetin Shtetëror të Kulteve kishte rolin e mbarëvajtësit edhe për vizitat e ministrave serb në Tiranë.

Po ashtu Dinosha tha se gjuha dhe kombi malazez nuk duhen ngatërruar me Serbinë dhe se marrëdhëniet politike mes Tiranës e Podgoricës janë të shkëlqyera.

Ai kërkoi që në ndonjë shkollë të Shkodrës të futet gjuha malazeze dhe u shpreh se për pakicat duhet të kishte një fond nacional që do t’u vinte në ndihmë.

Ferhat Dinosha në vitet e 90-ta ishte përfaqësues politik i shqiptarëve në Mal të Zi dhe njihej si kundërshtarë i partisë së Djukanovic (DPS), megjithatë disa vite më vonë ai dhe partia e tij UDSH, u bënë partner i qeverisë së Djukanovic-it.
I njëjti ai që vite më parë kërkonte të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, sot mbron interesat e Malit të Zi në Shqipëri si dhe, ashtu siç identifikohen ata, disa qindra serbo-malazezëve që jetojnë në rrethin e Shkodrës. /MALESIA.ORG/

Furra Tahiri