Ndeshja Pejë – Sutjeska, “tërbohen” mediet malazeze

kb peja sutjeskaNë ndeshjen e basketbollit në kuadër të Ligës ballkanike në mes të KB Pejës dhe KK Sutjeska e Nikshiqit, e cila u zhvillua sot në Pejë, tifozët pejan gjatë tifozimit të tyre në një moment thirrën në korë “Ubij Srbina” (mbyte serbin), gjë e cila nga mediet malazeze u përhap shumë shpejt dhe u quajt skandaloze. Ndër mediet që raportuan ishin portali i Radio-televizionit shtetërorë malazez (RTCG), gazeta Vijesti, portali CDM etj.

Megjithatë, duhet sqaruar se kjo situatë nuk nisi në Pejë, por ajo filloi ne ndeshjen e parë, me 21 tetor, kur basketbollistët pejan luajtën si mysafir në Nikshiq, e ku tifozët e ekipit të Nikshiqit kënduan në korë “Ubij Shiptara” (mbyte shqiptarin). Tifozët pejan “Shqiponjat”, të prekur e të fyer, patën paralajmëruar se do të hakmerren në të njëjtën mënyrë. Megjithatë, për skandalin të cilin e krijuan tifozët e Nikshiqit, nuk kishte raportuar asnjë medie malazez, por që këtë sot e quajnë skandaloze.

KB Peja fitoi ndaj Sutjeskes me rezultat 83:64

ndeshja 21 tetor 2014 – Nikshiq

ndeshja 17 dhjetor 2014 – Pejë

Furra Tahiri