ASh: Nuk përkrahëm Komunën e Kryeqytetit

alternativa-shqiptare1Altenativa Shqiptare rikujton se nuk përkrahin Komunën e Kryeqytetit.

“Është e pavërtetë, manipulim dhe e pamoralshme të deklarosh se të gjitha partitë politike nacionale kanë përkrahë zgjidhjen për Komunën e Malësisë, si Komunë e Podgoricës, siç është propozuar në Parlamentin e Malit të Zi”, shkruan Alternativa Shqiptare në faqen e sajë në FB.

E vërteta është, që këtë zgjidhje nuk e kanë përkrahë as nënshkrua, Alternativa Shqiptare dhe Lidhja Demokratike si parti shqiptare e as Partia Social Demokrate dhe Partia Popullore Socialiste si parti të ashtuquajtura qytetare, vazhdon reagimi, i cili sipas gjitha gjasave vjen pas deklaratës së Ministrit të punëve të jashtme Igor Luksic në Tiranë dhe Këshilltarit të DPS-së në Kuvendin e Komunës urbane në Tuz.

Fakt tjetër është se kjo zgjidhje është proceduar në Parlamentin e Malit të Zi, të cilën as në Këshillë të Kuvendit nuk e kanë nënshkruar dhe përkrahë deputetet e partive nacionale Genci Nimanbegu dhe Nik Gjeloshaj, si përfaqësues të Forcës dhe Alternativës Shqiptare, sqarojnë ata dhe theksojnë se në bisedime për këtë çështje kanë marrë pjesë të gjitha subjektet politike shqiptare në Malësi, por që faktet e përkrahjes gjegjësisht mospërkrahjes janë bërë të gjitha publike./MALESIA.ORG/

Furra Tahiri