Urime festën e Krishtlindjes

urime_krishtlindjen_headlinePortali MALESIA.ORG

Portali MALESIA.ORG uron gjithë shqiptarët e besimit Krishterë gëzuar festën e Krishtlindjes. Paqa, dashuria, shëndeti e lumturia mbizotërofshin në familjet tuaja.

Ashtu si na shërbyen ndër shekuj, le të na shërbejnë këto festa për forcimin e bashkëjetesës, harmonisë e mirëqenies duke
qenë më pranë njëri-tjetrit pa dallime të përkatësisë fetare.

Për shumë mot!

___________________________________________________

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi – Urimi për Krishtlindje

Arqipeshkvit të Tivarit, Imzot Zef Gashit, Ipeshkvit të Kotorit Imzot Ilija Janjiq , si dhe të gjithë klerikëve dhe besimtarëve të konfesionit katolik, Ju dërgoj urimet më të sinqerta me rastin festës së madhe të Krishtlindjeve në emër të Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe në emrin tim personal.
Këtë festë, ditë të shënuar tek besimtarët e krishterë, e cila në mbarë botën kremtohet si dita e shpresës, paqes dhe dashurisë njerëzore, uroj që ta kaloni në harmoni familjare dhe miqësore.

Për shumë mot GËZUAR!

Genci Nimanbegu,
Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi

_____________________________________________________________________________________________________

Lidhja Demokratike në Mal të Zi – Urime me rastin e Festës së Kërshëndellave‏

Besimtare e besimtarë katolikë,

Në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi ,
pranoni URIMET më të ngrohta e të përzemëta me rastin e Festës së Kërshëndellave. Begati, harmoni e shëndet paçi gjithëherë në jetë dhe në familjet Tuaja.

Mehmet Bardhi, profesor, kryetar i LD në MZ

Furra Tahiri