Për nder të festave të fundvitit, më 27 dhjetor, në QKI “Malësia” në Tuz, Ansambli “Shqiponja” shfaqi koncertin e vet të fundit pëtë këtë vit.
Programi filloi me një pjesë skenike kushtuar të madhit AT GJERGJ FISHTËS, ku pati recitim, aktrim dhe këndim.
Mysafir të mbremjes ishin vëllezërit Merald dhe Suel Shtalbini, njëni pianist e tjetri violinist nga Akademia e Muzikes ne Shkoder, të cilët interpretuan pjesë të muzikës serioze, nga kompozitorë me famë botërore.
Mysafire e mbrëmjes ishte edhe Rovena Grishaj, e cila, për publikun malësor interpretojë këngët FRY NJI ERE, ERE E DRINIT, LIRIDONA nën percjelljen e orkestrës së Ansamblit “Shqiponja”.
Ishte vallja e flamurit, ajo që e mbylli këtë mbrëmje, e cila kësaj radhe ishte punuar me një koreografi krejt ndryshe prej herëve tjera, me ç’rast flamuri kombëtari fluturoi nga njëri kënd i sallës në tjetrin.Ideologjia e kësaj koreografije ishte nga udheheqesi artistik Agron Pllumaj.
Albert Camaj