PD: Gjeloshaj të jap dorëheqje

1Në mbledhjen e Këshillit Qendrorë të Partisë Demokratike të Fatmir Gjekës të mbajtur të dielën në Ulqin, u pru vendimi që në një afat 15 ditor deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj të respektojë marrëveshjen, gjegjësisht të liroj vendin e deputetit, raporton portali Ul-info.

Në të kundërtën, sipas këtij vendimi, Partia Demokratike do të shkëpus koalicionin me Alternativën Shqiptare.

Siç kanë njoftuar më herët nga Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike, marrëveshja e koalicionit e vitit 2012 definon që në dy vitet e para, mandatin e ndajnë Partia Demokratike dhe Alternativa Shqiptare, ndërsa pjesën e dytë të mandatit e cila duhet të kishte filluar me 6 nëntor të vitit të kaluar, i takon Lidhjes Demokratike.

Lideri i Lidhjes Demokratike ditë më parë kishte paralajmëruar se këtë çështje do ta adresojë në gjykatë, megjithatë Alternativa Shqiptare ka refuzuar që deputeti i tyre Nik Gjeloshaj të braktisë vendin e deputetit në Kuvendin e Malit të Zi.

Nga kjo parti ditë më parë kanë njoftuar opinionin se rotacion të deputetit nuk do të ketë, dhe se është Mehmet Bardhi ai i cili nuk respektoi një marrëveshje të mëparshme, atë të vitit 2009. /MALESIA.ORG/

Furra Tahiri