Ali Salaj: Pse po hallakatet Nik Gjeloshaj?!

Ali SalajDeputeti nga Malësia, Nik Gjeloshaj, prej botës së tij të mbyllur virtuale në Facebook, “i mbrojti” nga unë deputetët nga Ulqini, Genci Nimanbegu dhe Dritan Abazoviqi. “I mbrojti” Nika dy personalitete që nuk hynë aksidentalisht në politikë si dhe nuk u konvertuan në deputetë  me votat e partive të tjera. Nimanbegu dhe Abazoviqi nuk kanë nevojë për sufler sepse ata e kanë dëshmuar që janë të aftë të mbrohen jo nga politikanët lokalistë dhe provincialistë, por edhe nga  politikanët më të sofistikuar në vend.

Angazhimi i tyre për çështjen e gazetës “Koha javore” asnjëherë nuk është heshtur, por siç duket i zhytur në botën e tij virtuale në Facebook, Nika nuk i ndjekë mediat në Mal të Zi. Prej themelimit të Grupit të punës dhe takimit të tij të parë, ku mora pjesë edhe unë, aktiviteti i tyre është pasqyruar me tekst dhe me fotografi në të gjitha mediat shqipe në Mal të Zi dhe në rajon. Me Nimanbegun dhe Abazoviqin kemi zhvilluar me dhjetëra intervista dhe deklarata për pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, si për “Zërin e Amerikës” ashtu edhe për “Kohën javore”, kurse  Nika, përkundër insistimit tonë, nuk pati kurrë guximin dhe kurajon që si drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë për arsimimin e pjesëtarëve të popujve pakicë në Ministrinë e Arsimit të Malit të Zi, të prononcohet vetëm një herë për pozitën e arsimit shqip në këtë vend.

Puna e deputetit në Parlament është një veprimtari publike e detyrueshme që vlerësohet jo nga unë, por nga opinioni i përgjithshëm e posaçërisht nga zgjedhësit që u kanë dhënë votën. Unë si redaktor e kam obligim moral të falënderoj diasporën shqiptaro-amerikane për angazhimin e tyre, që nga prilli i vitit 2009, në mbrojtjen e gazetës së vetme në gjuhën shqipe në Mal të Zi.

Është kjo e njëjta diasporë që solli në Mal të Zi personalitetet më me ndikim të politikës amerikane si Tom Lantos, Dona Rorabacher, Joseph Dioguardi etj., të cilët mbrojtën çështjen shqiptare dhe organizuan edhe seanca dëgjimore në Kongresin amerikan. Ishin aktivë derisa u lodhën me mosmarrëveshjet, bajraktarizmat, interesat personale dhe primitive të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi. Ishin aktivë deri kur hetuan se këto subjekte nuk dinë dhe nuk duan të kenë një platformë të përbashkët për çështjen e shqiptarëve në Mal të Zi. Ishin aktivë deri kur ju ra në sy se faktorit  politik më shumë i interesojnë donacionet dhe përfitimet sesa mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve.

Përse atëherë duhet të hallakatet Nik Gjeloshaj kur edhe ai vetë e pranon ndikimin e diasporës shqiptaro-amerikane në mbrojtjen e çështjes së gazetës “Koha javore”? Apo Nika përpiqet që tërthorazi të na sinjalizojë se “deputetët shqiptarë punojnë”. Shumë mirë që punojnë. Me siguri do të formojnë grupe të tjera pune: për statusin e Komunës së plotë të Malësisë, për arsimin shqip në Mal të Zi, për përdorimin e lirë të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare, për përfaqësimin autentik, për privatizimet e dështuara, për menaxhimin e vijës bregdetare, për hapjen e kanalit të veçantë në gjuhën shqipe në TVMZ, duke i zgjidhur përfundimisht këto çështje.

Shumë mirë që punojnë. Fjala vjen deputeti Nik Gjeloshaj gjatë tërë mandatit të tij po merret vetëm me gjuetarët e Malësisë dhe me territorin e tyre. Këtë çështje e konsideron si një problem jetik  për shqiptarët në Mal të Zi. Bën mirë të merret edhe me gjuetarët e Anës së Malit dhe të Ulqinit, pasi me votat e tyre gjendet aty.

Një person që pretendon të merret seriozisht me politikë nuk i lejohen shkarjet as në Facebook, sepse çdo hallakatje mund t’i kthehet si bumerang. Tek e fundit, pas çdo beteje dalin shumë heronj, të cilët janë të etshëm për lavdi, por koha është ajo që bën diferencimin.

Ali Salaj

Salaj më herët kishte publikuar një shkrim: http://ul-info.com/a-salaj-lobi-shqiptar-ne-shba-shpeton-kohen-javore/ , ku më pas kishte reaguar Gjeloshaj, lexoni më poshtë: 

Lexova ne portalin e sherbetorit te konfrimuar, nje tekst te Ali Salaj. Me keqeardhje me duhet te konstatoj qe eshte shume i pavertet, duke mos mohuar se z. Lluka dhe z. Boga nuk kane intervenuare per situaten e gazetes Koha Javore, mirepo per hire te vertetes me fakte do Ju paraqes se deputet shqiptare punojne. Gjegjesisht ateher shefi i klubit tone Genci Nimanbegu me angazhim shume te madhe, me permbi 30 takime eshte arrit te gjendet modeli i financimit te Kohes Javore, per cka duhet te kemi te gjithe konsiderat per kete pune te z. Nimanbegu dhe anetarve te grupit punes ku ishte edhe z. Abazoviq dhe z. Sekuliq. Barra kryesori ishte mbi z. Nimanbegu, qe se paku duhet me i thene te lumt per punen qe bere, te na pelqej apo jo, kjo eshte se paku moralshme.
z. Salaj, Krivokapiq ishte ne mes te shtatorit ne SHBA, ndersa me poshte mund te lexoni shkresen e shefit te klubit ne ate kohe z. Nimanbegu me 5 shtator 2014 ndersa me posht mund te lexoni perfundimet nga Kolegjiumi i Kuvendit te Malit te Zi nr 87, dhe vete mund te gjeni te verteten, ky ishte obligim per ate qe nuk eshte permendur, mirepo pasi tentohet te dezinformohet, ateher lexoni argumente:

Koha Javore:
Radna grupa formirana:
Genci Nimanbegu- koordinira
Predrag Sekulic- ispred pozicije
Dritan Abazovic – ispred opozicije
Sastanak sa Ministarstvom finansija, Ministarstvom za ljudska i manjinska prava, Odbor oko Finansiranja Koha Javore!
Kolegijum Predsjednika Skupštine Crne Gore je na inicijativu predsjednika Kluba poslanika albanskih partija (FORCA, AA), HGI i LPCG, Genc Nimanbegua, u vezi sudbine „KOHA JAVORE“ i njenog održivog budućeg statusa, a pošto je u „Pobjedi“ pokrenut stečaj, raspravljao o aktuelnoj situaciji u kojoj se nalazi nedjeljnik koji izlazi na albanskom jeziku. Svi predstavnici poslaničkih klubova su dali podršku stavu da Skupština Crne Gore kao osnivač preuzme odgovornost i ponudi jedno rješenje koje je održivo za budućnost tog lista. Odlučeno je da se formira radna grupa koja će Skupštini ponuditi predlog rješenja o budućem statusu „Koha Javore“. Radnom grupom će koordinirati poslanik Genc Nimanbegu, dok će članovi ispred pozicije biti poslanik Predgrag Sekulić i ispred opozicije Dritan Abazović.
Nik Gjeloshaj

Furra Tahiri