Humanizmi pasqyrë e shpirtit të mërgimtarit

Foto: Arkivi
Foto: Arkivi

Shkruan: ZEF PERGEGA

Ne Detroit te SHBA vazhdon tradita e mbledhjes se fondeve ne ndihme te Malesise, organizuar nga shoqata atdhetare “Malesia e Madhe” duke patur si burim ndjesor dhe human bujarine e antareve te saj malesore. Por kesaj nisme iu bashkangjiten edhe mergimtare te tjere nga te gjitha trojet e nga shume shtete te Amerikes, ku jetojne shqiptaret. Duan te japin, per te ndryshuar dicka ne jeten e malesoreve, qe jetojne ne truallet e veta shekullore ne Mal te Zi.

Kete vit kryesia e shaqates dhe kryetari i saj e nisen programin e veprimtarive te vitit me nje gjest humanitar dhe me kete rast u mbodhen brenda dy oresh rreth 43 mije dollare.

Lek Leci Gjonaj, kryetari i shoqates se Malesise tha nder te tjera se ta nisesh vitin me humanizem eshe praqitja me e mire e vlerave shpirterore qe ka njeriu. Humanizmi eshte si llogorja qe i bashkon njerezit, per realizimin e nje program. Keshtu i falendrroj sonte te gjithe ato qe dhane me miresi dicka nga vetja per te gezuar te tjeret. Me kete a falenderoi kishen e Shen Palit dhe meshtarin e saj Dom Franin qe shtroi kete darke falas dhe grupin e kengeve e valleve te kesaj qendre me drejtuesen Joli Paparisto qe na sollen nota te fresketa muzikore. Shtjefen e Ivezaj qe me recitimet e tij na fllditi me vargjet e Fishtes nga Lahuta e Malesise. Malesoret gjithmone e kane treguar veten se atdheu dhe flamuri jane dy nga simbolet me shenjta qe ka shqiptari.

Pati nga ata qe dhuruan per Malesi edhe 10 mije dollare si biznezmeni Palushaj, por edhe ne emer te shoqatave me nga 200-500 dollare.

Ne evidencen e humanizmit te malesoreve shenohen 700 mije dollare, te cilat kane shkuar per nevojat e malesoreve, por lypet nje saktesim dhe nje kordinim me i qarte ne te ardhmen sidomos ne plotesimin e nevojave ne arsim e ne shendetesi, si per kompletimin e qendres shendetsore me aparatura te kohes ne menyre qe malesoret te mos marrin rrugen per ne Podgorice, per nje analize apo per nje ekzaminim. Po ashtu nje vemendje duhet treguar per kompletmin dhe funksionimin e kopeshtit te femijeve apo kujdesit per nenave qe lindin gjeneraten e re ne Malesi. Nevojat jane te domosdoshme edhe ne infrastrukture e sidomos ne ngritjen e nje qendre te madhe agro-kulturale per grumbullimin e shperndarjen e prodhimeve bujqesore e blegtorale, te cilat te gjitha keto do te mundesonin celjen e vendeve te reja per punesimin e malesoreve.

Vazhdimi i funksionimit te shoqatave, duhet te zbrese ne terrenin e projekteve dhe programeve nga te gjitha fushat qofshin ato nisma humane, apo aktivitete patriotike e kulturore. Ky ishte nje mendim i Dom Franit.

Shoqata e Malesise do te kontribuje ne ngritjen e permendores e Ded Gjo’lulit ne Tirane si dhe do te shtrije aktivitetin edhe ne fusha te tjera. Ata kane lajmeruar edhe nje demonstrate prane Shtepise se Bardhe ne marsin e ketij viti, ne mbrojte te lirive dhe te drejtave te shqiptarve qe jetojne ne trojet e tyre, te parashikuara edhe ne kushtetuten e Malit te Zi