Intervistë ekskluzive me Genc Prelvukaj kompozitorin dhe producentin e mirënjohur të grupit Etno Engjujt

1484622_10203842960328452_9164747202845402407_nMalesia.Org – Fillimisht a mund të na flisni pak kush është Genc Prelvukaj, nga vjen origjina e tij?

Genc Prelvukaj – E kam thënë gjithmonë në intervista prej nga është origjina ime. Ata që pak më kanë përcjellur e dinë shumë mirë. Megjithatë meqenëse është hera e parë që komunikojmë bashkë atëherë po e shpjegoj edhe njëherë. Jam i lindur në Prishtinë, ku edhe sot jetoj, derisa prejardhja ime është nga Martinajt e Plavës.

Malesia.Org – Na flisni pak për fillimet e karrierës tuaj si këngëtar ?

Genc Prelvukaj –Një fillim shumë i vështirë në çdo aspekt. Ishim në prag të luftës dhe gjenja e krijuar pamundësonte çdo veprimtari përfshirë këtu edhe industrinë e muzikës. Veç kësaj ishin edhe problemet ekonomike për realizimin e materialeve sepse nuk kishim studio që atëherë. Pastaj për të komplikuar çdo gjë ishte edhe fakti që kishim mungesë të mediumeve në atë kohë ku do të mund të transmetohej diçka e prodhuar.

Malesia.Org – Ju njiheni edhe si kompozitori i grupit Etnon ( dikur Etno Engjujt ). Grupi Etnon këndej është bërë shumë i njohur me këngën “ALBANIAN” të albumit tuaj Vitamin E, të njohur në popull “SHQIPTARET” i cili ka arritur që të jetë ndër grupet më të njohura shqiptare . Mund të na njoftosh kur u krijua ky Grup, kush janë bashkëpuntort tuaj në të ?

Genc Prelvukaj –Unë me Milotin e krijuam grupin shumë herët dhe nuk pati kurrë ndryshime në përbërje. Nuk kishim probleme që rregullisht të tjerët i kanë. Definuam çdo gjë në start dhe iu përmbajtëm gjithmonë.

Malesia.Org – Cili është Këngëtari apo këngëtarja juaj i/e preferuar ?

Genc Prelvukaj –Mendoj që pas 17 viteve punë e kemi tejkaluar gjendjen, por edhe moshën, që të lidhemi me ndonjë emër e ta klasifikojmë si “ këngëtar i preferuar “. Kur merresh profesionalisht me të mendon më gjerë. Nuk ngushtohesh me një person të vetëm. Vlerëson diçka te secili artist që ka kualitetet e nevojshme për të përformuar apo për të krijuar muzikën.

Malesia.Org – Me çfarë po merret Genci së fundi, ndonjë këngë, video klip apo të presim ndonjë surprizë tjetër së shpejti ?

Genc Prelvukaj –Punojmë vazhdimisht si Etnon. Ka projekte që janë në prag të publikimit. Nga ana tjetër unë krijoj edhe për të tjerët kështu që është e dendur çdo ditë sa i përket punës.

Malesia.Org – Kur do të kemi rastin ta shohim Gencin duke kënduar pranë publikut malësor dhe adhuruesve tuaj në trevat shqiptare në Mal të Zi, pikërisht këtu në Malësi.

Genc Prelvukaj –Nuk e di si e keni definuar ju fjalën Malësi dhe cilat pjesë territoriale hyjnë brenda atij emërtimi, megjithatë unë në këtë rast po flas më konkretisht. Mendoj se mund të behet gjatë verës në pjesën bregdetare. Ulqini ngjallet shumë në atë kohë. Sa i përket Tuzit e Plavës është herët për të thënë diçka konkretisht. Tek e fundit shumëçka varet nga organizatoret atje.

Malesia.Org – Jeni ndër kompozitorët më të kërkuar në Kosovë. Shumë këngëtarë që sot kanë emër janë bërë pikërisht të njohur nga ju, çka ju bën kaq të veçantë ?

Genc Prelvukaj –Është puna padyshim. Nuk mund të jetë ndryshe. Nuk kam mundur në asnjë rast të ndikoj në rritjen e artisteve të rinj nëse nuk jam përkushtuar e lodhur çdo dite sa i përket prodhimit dhe plasimit të punës në treg ashtu siç duhet.

Malesia.Org – Si duket, jeni shumë i angazhuar duke punuar për këngëtarë të tjerë. Tash së fundmi pamë një këngë të punuar nga ju me këngëtarin dhe këngëtarën nga Malësia Toni dhe Amanda Ujkaj, sa jeni të gatshem të ju ndihmoni të rinjve malësor në këtë drejtim ?

Genc Prelvukaj –Sa i përket angazhimit do të ishte më mirë që këtë pyetje tua bëni artistëve fillimisht dhe ata ua spjegojnë më mirë punën që bëj për ta. Do të ishte më korrekte sepse unë jashtë kufinjëve të modestisë nuk dal asnjëherë. Megjithatë, pa asnjë dyshim them, se mundohem për ti ndihmuar të gjithë atyre që kanë kualitet dhe vullnet të mirë për të punuar.

Malesia.Org – Ndërkohë, ka pasur thashetheme që keni qenë në lidhje me Dafina Zeqirajn. Ju i keni demantuar këto thashetheme. A është Genci në ndonjë lidhje të re dashurie? Nëse po, a mund ta shpalosni se kush është ai person?

Genc Prelvukaj –Jo, nuk jam në lidhje momentalisht.

Malesia.Org – Ju njiheni edhe si politikan në Kosovë. Mbas përfshirjes tuaj në politikë a keni ende pasion të njëjtë si më parë për muzikën ?

Genc Prelvukaj –Dashuria dhe respekti për muzikën nuk zhduket asnjëherë pavarësisht sferat tjera të angazhimit që një artist mund ti ketë paralelisht.

Malesia.Org – z.Prelvukaj të falënderoj që gjete kohë të ndash me fansat dhe portalin tonë Malësia.Org. Ke ndonjë gjë për fund t’u thuash fansave dhe publikut?

Genc Prelvukaj –Faleminderit prej jush. Të fala.

Intervistoi: Albert Camaj – Malesia.Org

60794_1526493116292_5162183_nelton1484622_10203842960328452_9164747202845402407_n

Furra Tahiri