Nën patronatin e Qeverisë së Kosovës sot nis manifestimi tradicional “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, i cili zgjat tre ditë me radhë në përkujtim të Adem Jasharit, që njihet edhe si komandant legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe familjes së tij.
Shtatëmbëdhjetë vjet më parë në Prekaz të Skenderajt, gjatë një sulmi të forcave serbe të sigurimit në këtë fshat, u vranë më shumë se pesëdhjetë anëtarë të familjes së Adem Jasharit.
Sot gjatë ditës, Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, po e vizitojnë udhëheqës institucionesh dhe liderë të partive politike të Kosovës.
Përfaqësuesi i Familjes Jashari, Bekim Jashari, në kuadër të Epopesë së UÇK-së ka thënë se ndjehen të turpëruar që sish tha ai për herë të parë nuk intonohet himni kombëtar në një fillim të “Epopesë”.
“Sot për fat të keq si asnjëherë më parë, si asnjëherë që nga përfundimi i luftës nuk jam ndier më i turpëruar. As nuk po ndjehem mirë që ndodhem në mesin tuaj. Për herë të parë pas luftës në një Epope nukpo intonohet himni kombëtar. Turp”, ka thënë Jashari. /REL/MALESIA.ORG/