Se c’fare ben mrekullia e shpirtit te larte fisnik malesor, perkunder edhe disa fosileve te skaduara te kohes se krimit qe lame pas, mund te perjetohet qofte edhe per pak minuta tek malesoret e Malesise se Madhe ne Detroit, te cilet sa mbarojne se finacuari nje projekt ne vendlindje ia nisin nje projekti tjeter, megjithse situate ekonomike nuk eshte shume e favorshme per keto shuma te medha.
Kjo ndodhi te dielen me 29 mars 2015 ne kishen e Shen Palit, ku malesoret iu pergjigjen thirrjes se meshtarit dhe te kryetarit te Shoqates “Malesia e Madhe” z. Lek Leci Gjonajt per nje kontribut per ngritjen e e shtepise mortore ne Tuz. Punimet ne te cilen kane nisur kohe me pare. Menjehere malesoret dhuruan breda ne me pak se dy ore 60 mije dollare. Kete qe bejne malesoret nuk e ben dot nje shtet as si Shgqiperia qe ne te gjithe teritorin e saj nuk ka nje shtepi mortore dhe as shteti i Malit te Zi, i cili ka detyrime kushtetuese per popullsine shqiptare ne trojet e veta shekullore.
Dom Frani e bekoj shpirtin bujar te malesorit, duke e cilesuar ate te pandashem me energjite e medha ne fushen e lirise dhe pavaresise sone kombetare. Kudo malesori ka paraprire ne luftra dhe beteja dhe atij i perket merita te jete flakadan i bashkimit te trojeve shqiptare. Nga ana e tij Lek Leci prezantoj detajet e projektit te ngritjes se shtepise morore ne Tuz ne fshatin Vuksanlekaj, si nje objekt qe do tu sherbeje malesoreve pa dallime fisnore dhe fetare. Nga perllogaritjet shuma e ketij ndertimi shkon ne me shume se 400 mije Ero, nderkohe qe 100 mije Ero jane shpenzuar deri tani. Funerali ze nje siperfaqe prej 800 metra katror me tete dhoma, ku parashikohet qe ne nje moment te organizohet ceremonia e dy trupave pa jete. Ajo do te jete e standarteve europiane e amerikane. Po ashtu edhe menyra e administrimit te saj. Eshte e rendesishme se ceshtja e pronesise se tokes eshte e zgjidhur me gjithese sic pohoi 84 vjecari Gjeto Kola Camaj jane bere 180 padi gjyqesore po me ne fund drejtesia anoi ne krah te malesoreve. Gjeto Kola Camaj me familje dha 10 mije dollare per kete veper te dobishme per malesoret.
Luigj Gjokaj lexoi nje leter falenderimi, shkruar nga Pero Kolcaj ne emer te keshillit ndertues te funerali “Malesia”. Si perfaqesues te kater Maleve te Malesise ne kete takim moren pjese Gjeto Kola Camaj, Zef Toma Gjeloshaj, Gjeke Gjoku Ulaj dhe Dede Zefi Sinishtja., te cilet me fjale te zgjedhura nga kapaku i arte i tradites malesore falenderuan mergimtaret, shoqaten “Malesia e Madhe “ dhe kishen e Shen Palit, per kete mbeshtetje plot sinqeritet e drite. Aksioni per grumbullimin e 300 mije dollareve do te vazhdoje per nje muaj nga nje komision i ngitur enkas per kete inisiative sociale e patriotike. Ne fund Luigj Gjokaj lexoi emer per emer kontibutin e secilit, duke deshmuar se ne pak se dy ore u mbodhen 60 mije dollare.