Anëtari i kryesisë i Frontit Demokratik Nebojsa Medojevic ka thënë se çështja e shqiptarëve në Mal të Zi është e hapur dhe se është çështje kohe kur shqiptarët do të paraqesin kërkesat.
“Nuk kam asnjë dyshim se çështja shqiptare në Mal të Zi është e hapur dhe se është çështje kohe kur ata të paraqesin kërkesën politike për formimin e krahinës shqiptare në Mal të Zi”, shkroi në Tviter Medojeviq.
Duke komentuar vizitën e Ramës dhe Thaçit, Medojeviq ka shkruar se kemi të bëjmë me paralajmërime të rrezikshme.
“Kryeministri i Shqipërisë vjen në Ulqin si të ishte në Shqipëri. Nuk ka asnjë protokoll si kur vinë shtetasit e huaj. Këto janë paralajmërime të rrezikshme”, përfundoi Medojeviq. /MALESIA.ORG/