Foto Konkurs – Bukuritë natyrore të Malësisë përmes fotografisë

828719-02QKI ”MALËSIA” TUZ – SHPS ”TROFTA” TUZ

Shpall

FOTO KONKURS

TEMA: BUKURIT NATYRORE TË MALËSISË PËRMES FOTOGRAFISË

Pjesëmarrësit në konkurs të kenë parasysh bukuritë natyrore, detajet e njohura, veçoritë që karakterizojnë pjesët e Malësisë.

KONKURSI ËSHTË I HAPUR PREJ, 20.04 deri 20.05.2015.

Autorët, fotografit e veta mund ti dërgojnë në formë digjitale, në CD, në formatin JPG në adresën QIK „MALËSIA“, TUZ pn-81206 me dedikim për FOTO KONKURSIN ose në e-mail: troftakonkurs@hotmail.com. Krahas fotografive autorët duhet shënuar emrin dhe mbiemrin, adresën dhe numrin e telefonit. Çdo foto duhet emëruar.

Autorët mund të kenë më së shumti 10 (dhjetë) fotografi.

Çdo fotografi e arritur mbetet në fondin e QKI „MALËSIA“ për ekspozitë, publikim në sajt ose fb profil si dhe publikime të ngjajshme.

Përzgjedhja e fotografive më të mira bëhet nga juria. Vendimi i jurisë është definitiv.

Fotot e përzgjedhura nga juria (rreth 30 fotografi) do të ekspozohen me 5 qershor me rastin e Ditës botërore të mbrojtjes së mjedisit jetësorë në QKI „ Malësia“ në Tuz.

Nga fotot e përzgjedhura për ekspozim, juria do të zgjedh 3 (tre) më të mirat të cilat do të shpërblehen.

Juria, përparësi do tu jap fotografive pa intervenime me fotoshop ose programe tjera.

Autorët dërgojnë vetëm fotografit e veta me përgjegjësinë morale dhe materiale.

Autorët heqin dorë nga kompensimet për publikimin e punimeve të tyre në sajt, publikime, pllakate etj.

Me dërgimin e fotografive në konkurs, autori pranon të gjitha kushtet e cekura në këtë konkurs.

Për të gjitha informacionet mund të kontaktoni numrin e tel. 069 155 137 ose 020 875 143

Furra Tahiri