Shoqatat Shqiptare në diasporë thellojnë bashkëpunimin e tyre

PIKNIKU PRANVEROR 2015

fondacioni  2

Me kënaqësi ju njoftojmë se për herë të parë të bashkuara ashtu se si duhet të jemi si një trup i vetëm, këtë vit nën organizimin e shoqatave Shqiptare me origjinë nga trojet tona etnike nën Malin e Zi dhe me veprimtari në New York organizojmë piknikun e përbashket Pranveror 2015.

Është ky një moment i veçantë që të dalim në natyre të gjithë Shqiptarët pa dallim, të shijojmë gjelbërimin Pranveror duke u kënaqur së bashku si një familje e Madhe në mërgim.
Andaj ju ftojmë që të merrni pjesë në këtë organizim madhështor të shoqatave tona, ku nuk do të mungojnë aktivitete të shumta sportive, muzikë dhe argëtime të llojllojshme, me ç’rast do të servohen edhe ushqime të shumta tradicionale.

Pikniku mbahet me datën 25 Maj 2015 në FDR State Park New York dhe fillon në ora 10:30AM

Shoqatat organizatore të Piknikut:
– Fondacioni Plavë Guci
– Shoqata Malësi e Madhe
– Shoqata Ana e Malit
– Fondacioni Dom Simon Filipaj
– Shoqata Atdhetare “Kraja”
– Rrënjët Shqiptare

Informacione të detajuara rreth organizimit të piknikut në FDR State Park:
– Fondacioni Plavë Guci do të ketë këtë zonë të parkut: Parkingu Nr.1 seksioni A,B,C, D

– Shoqata Malësi e Madhe do të ketë këtë zonë të parkut: Parkingu Nr.2 seksioni A,B ndersa Shoqata Atdhetare “Kraja” seksionin C,D

– Shoqata Ana e Malit dhe Fondacioni Dom Simon Filipaj do të kenë këtë zonë të parkut: Parkingu Nr.4 seksioni

JU MIREPRESIM, EJANI PA DALLIM
MIRË U PAFSHIM NË PIKNIKUN E PËRBASHKËT.

Furra Tahiri