KKSH organizoi promovimin e monografisë së akademik Gjelosh Gjokaj

20150818_201006Nën organizimin  e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve  në Mal të Zi,  më 18.08.2015 në restorant „Rozafa“ në Podgoricë, u bë promovimi  i mongrafisë së akademik Gjelosh Gjokaj, të autorës Suzana Varvarica Kuka, botimi  i Akademisë së shkencave  dhe Arteve të Kosovës.
Në fillim të pranishmit  u argëtuan me disa  tinguj të violinës nga e talentuara Dea Nicaj.
Në emër  të KKSH-së, të pranishmit i përshëndeti nënkryetari i KKSH-së, z. Palë Dreshaj, i cili vlerësoi punën e shkëlqyer  me përmasa botërore të akademik Gjelosh Gjokaj.
Për monografinë fillimisht foli z. Luan Mulliqi, akademik dhe udhëheqës i seksionit të arteve pamore  pranë Akademisë së shkencave dhe Arteve  të Kosovës,  i cili  vlerësoi lartë punën e Gjelosh Gjokaj.
„Malësia ka rritur ndër shekuj patriota, trima, luftëtar e njerz të pushkës, por shumë rrall njerz  të brushës dhe artist me përmasa botërore siç është Gjelosh Gjokaj“ theksoi  Mulliqi.
Ndrkaq autorja e monografisë  Suzana Varvarica Kuka,  e konsideroi  akademik Gjelosh Gjokaj. ndër artistët më të mëdhenjë kombëtarë i cili ka  tejkaluar kufijt kombëtar duke u radhitur kështu në kalibrin e artistave europian e  madje edhe botërorë.
„Gjelosh Gjokaj ndërtoi botën e  vet ashtu sikurse regjisori rus Trajkovski tha për të ndërtuar  botën duhet të nisemi nga rrënjët, e po ashtu  edhe Gjelosh Gjokaj  barazoi rrënjët e tij kudo në  botë“ theksoi Varvarica Kuka.
Të pranishmit  i përshëndeti dhe  i falënderoi edhe akademik Gjelosh Gjokaj.
Në këtë promovim ishin të pranishëm numer i konsiderueshem  artëdashësish duke ja nisur  nga politikan dhe përsonalitete të fushave të ndryshme.
Këtë promovim e nderoi me pjesmarrje përfaqësuesi i Ambasadës së Kosovës  në Mal të Zi, z.Blerim Xhemajli.
Ky promovim u përmbyll me një koktoi modest  për të pranishmit.

Albert Camaj –  anëtar i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve  në MZ

 

  • 20150818_20113911913210_908634682524259_595364541_n 20150818_200905 20150818_20100620150818_201205 20150818_201403 20150818_201912 20150818_204730 20150818_21205311120034_908651672522560_744358665_n11912872_908651712522556_915713438_n
Furra Tahiri