Njoftim: Bashkim fondesh për realizimin e shtatores së Dedë Gjon Lulit në Tiranë

Dede Gjon Luli (shtatorja)Shoqata “Malësia e Madhe” në New York i njofton të gjithë të interesuarit se më datën 1 nëntor, në orën 7 pasdite, organizon takim me donatorët për grumbullimin e mjeteve për financimin e ndërtimit të shtatores së heroit tonë kombëtar Dedë Gjon Lulit, e cila do të zbulohet në Tiranë, në rrugën që mban të njëjtin emër, më 28 nëntor të këtij viti, në kuadër manifestimeve me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit dhe të 100‐vjetorit të vrasjes së Dedë Gjon Lulit.

Financimin e kësaj vepre madhore e ka marrë mbi vete diaspora shqiptare në SHBA dhe shpresojmë se ky aksion do të kryhet me kohë dhe në mare të plotë.

Takimi me donatorët do të organizohet në Restorantin “Giovani” në Artur Avenue, pronë e Zotëri Gjergj Dedvukaj.

Personat që nuk mund të marrin pjesë në këtë takim dhe dëshirojnë të japin kontributin e vet,

këtë mund ta bëjnë në takim të drejtpërdrejtë me kryesine e Shoqatës, Zotëri Ejllo Berishaj,Vasel Ulaj,Fadil Decaj,Nurku Gilaj,Nikoll Juncaj dhe Mark Dedvukaj .

Jeni të mirëseardhur!

New York, më 25 tetor 2015
Për Shoqatën “Malësia e Madhe”‐ New York
Krytari
Ejllo Berishaj

Furra Tahiri