Gjykata Kushtetuese: Karburanti më i lirë shtatë cent

karburanti

“Grumbullohen” rreth 10 milion euro në mënyrë të jashtëligjshme 

Karburanti prej sonte në mesnatë do të jetë më lirë shtatë cent. Ky vendim i pru mbasi që sot, në Fletoren Zyrtare të Malit të Zi u publikua vendimi se është jo kushtetuese rregullorja qeveritare për mënyrën e llogaritjes së çmimit me pakicë të derivateve të naftës, njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Çmimi i një litri të Eurosuper98 do të kushtojë 1,12 euro, ndërsa Eurosuper95 1,08 euro. Një litër e DuroDizel do të kushtojë 99 cent.

Gjykata Kushtetuese e shpalli antikushtetuese vendimin e Qeverisë për shtimin e taksës prej 7 cent për çdo litër, të ardhurat e të cilës do të shkonin për ndërtimin e Autostradës dhe për sportin.
Gjatë kësaj periudhe, nga kjo taksë janë grumbulluar rreth 10 milion euro.

Me vendosjen e kësaj takse pati reagime të shumta të qytetarëve ku u vlerësua si plaçkë e qeverisë. Tashmë edhe Gjykata Kushtetuese e vlerësoi si jo-kushtetuse këtë vendim, por a do t‘i kthehen qytetarëve parat të cilat u morën në mënyrë të jashtëligjshme? /MALESIA.ORG/

Furra Tahiri