Paralajmërohet Shqipëria. “Tani radhën e keni ju“

Mesazh kërcënues në emailin e ministrit Saimir Tahiri: Tani radhën e keni ju

Në Shqipëri mesazhe kërcënuese “në emër të Allahut” kanë mbërritur sot në adresën private të emailit të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ato pasojnë sulmet terroriste të ndodhura mbrëmë në Paris. Nën emrin Brigadat e Kuqe, teksti i mesazhit nis me kërcënimin “Tani e keni rradhën “Ju”, duke vazhduar më pas se “Filloi lufta e shenjët ndaj atyre që janë përfshirë në luftën kundër Shtetit Islamik! Do dridheni dhe do të gjunjëzoheni para Allahut”, thekson mesazhi i cili mbyllet me thirrjet “Allahu EKber! Allahu është i madh!.

Shqipëria është ndër vendet që ju bashkua që herët koalicionit ndërkombëtar në luftë kundër terrorizmit. Autoritetet njoftuan sot se pas ngjarjeve të mbrëmshme në Parisë janë shtuar masata e sigurisë dhe në vend”.

“Policia e Shtetit ka kaluar që prej orëve të mesnatës në gadishmëri të përforcuar. Shërbime shtesë policore janë vendosur në objekte që konsiderohen me risk, siç janë ambjentet publike me frekuentim te lartë, pranë ambasadave apo rezidencave, akset kryesore rrugore etj.”m nënvizohet në një komunikatë të Policisë shqiptare, e cila shpjegon gjithashtu dhe se ka hartuar “një plan të detajuar për evidentimin dhe mbikqyrjen e gjithë elementeve të dyshuar që mund të kenë tendenca për akte terrori.

Në të gjitha pikat e kalimit kufitar po verifikohen me kujdes te veçantë çdo person që hyn në territorin shqiptar apo del prej tij”.

Policia shqiptare njofton se ndërkohë “ka rritur intensitetin e shkëmbimit të informacionit me partnerët ndërkombëtarë per persona të caktuar që mund të shfaqin tendenca të akteve terroriste”. Në komunikatën e saj, I bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim duke I ftuar ata “të mos ngurojnë të telefonojnë për çdo shqetësim apo problematikë, duke i garantuar për reagimin e shpejtë dhe në kohë”.

Nishani thërret në takim urgjent Shërbimin Informativ të shtetit

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani ka thërritur në një takim urgjent kryetarin e Shërbimit Informativ, Visho Ajazi.

Një ditë më parë, si raportoj edhe KosovaPress, shërbimi sekret shqiptarë ngriti alarmin duke theksuar se ISIS ka “rrënjë” të thella në Shqipëri. Janë mbi 140 shqiptarë që janë rekrutuar në radhët e ISIS në periudha të ndryshme, ndërsa rreziku për rekrutime të reja është ende i madh.

Dje, drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi kërkoi që vëmendja të fokusohet në institucionet arsimore, pasi janë këto institucione që gjurmohen shpesh nga ekstremistët. /ORA/MALESIA.ORG/

Furra Tahiri