Dita e Komunës urbane të Tuzit

komuna urbane tuzU shënua sot e ashtuquajtura “Dita e Komunës urbane të Tuzit”. Axhoviq prëmton UJË, dhe RTG që do ta finansojë diaspora. 

Me rastin e 15 dhjetorit, Ditës së Çlirimit të Tuzit nga fashizmi, Komuna urbane organizoi një solemnitet në Qendrën Kulturo-informative Malësia në Tuz, transmeton TV Boin.

Aktiviteti në fjalë filloi me intonimin e himnit malazias, ndërsa të pranishmëve iu drejtua kryetari i KU Tuz dr. Abedin Axhoviq.

Duke folur për arritjet dhe planet, Axhoviq tha se uji nuk do të mungojnë as në fshatrat më të largëta të Malësisë.

Ai foli edhe për përmirësimin e kujdesit shëndetësorë në Tuz.

“Për më shumë se një vit jemi duke punuar në blerjen e aparatit RTG (rëntgen), financimin e të cilit do ta bëjnë diaspora malësore. Në këtë drejtim kemi pasur disa takime dhe tashmë kanë filluar mbledhjen e fondeve, dhe shpresojmë që ky gjest i mirë i diasporës do të bëhët shpejt  edhe në vepër”, tha Abazoviq, raporton Antena M.

Pjesë e këtij solemniteti ishte edhe ndarja e Çmimit të KU Tuz për vitin 2015. Çmimet të cilat i morën Pjetër Dreshaj dhe Nermin Avdiq. /MALESIA.ORG/

Furra Tahiri