Mali i Zi, diskriminimi në bazë të përkatësisë nacionale dhe partiake është në rritje

diskriminimiMal të Zi në pesë vitet e fundit, diskriminimi është rritur rreth gjashtë për qind, dhe ai është i theksuar në bazë të përkatësisë partiake dhe nacionale, ka treguar sondazhi i fundit i Qendrës për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut CEDEM.

Sipas sondazhit, niveli më i lartë i diskriminimit është i shprehur në punësim, por edhe në arsim dhe shëndetësi.

Kur është fjala në punësim, 81.8 për qind të anketuarve mendojnë se ekziston diskriminimi në bazë të përkatësisë partiake, ndërsa 57.4 për qind të tyre mendojnë se ka diskriminim në bazë të përkatësisë nacionale.

Në anketë kanë marrë pjesë 1005 qytetarë në 18 komuna në Mal të Zi.

Do të ishte interesante sikur të bëhej një hulumtim se sa është shkalla e diskriminimit nëse kombinojmë përkatësinë partiake dhe atë nacionale, gjegjësisht të jetë i kombësisë shqiptare dhe mos të përkasë partisë apo partive të favorizuara! /MALESIA.ORG/

Furra Tahiri