Pal Dreshaj: Nuk dua të jam pjesë e kusureve politike (VIDEO)

Pal DreshajIsh-nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Pal Dreshaj, i cili para dy ditëve dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit, organizoi sot një konferencë për medie rreth dorëheqjes së tij.

Në konferencën për medie e cila u zhvillua në sallën e Kuvendit të Komunës urbane të Tuzit, Dreshaj sqaroi arsyet e marrjes së së këtij vendimi.

Dreshaj tha se është i pakënaqur me angazhimin e anëtarëve në punën e KKSH-së, zvarritjen e punës dhe zgjedhjes së problemeve, mënyrën dhe metodat e punës, tregtinë politike në kurriz të KKSH-së, abuzimet politike etj.

Ai tha se ndërgjegjja e tij nuk e lejon të bëhet pjesë e kusureve politike dhe veprimeve jocilësore të disa subjekteve që participojnë në KKSH.

Për portalin Malesia.org Dreshaj sqaroi se dorëheqja e tij ka të bëjë me postin e nënkryetarit, por vazhdon të jetë anëtarë i KKSH-së. “Nënkryetarë jam zgjedhë nga KKSH-ja dhe nga ai post japë dorëheqje, ndërsa anëtarë i sajë jam zgjedhe nga populli”, sqaroi Dreshaj.

Më poshtë shikoni të plotë konferencën për medie. /MALESIA.ORG/

Furra Tahiri