Një parti me rreth 70 vjet pushtet, si askund ne rrafshin evropian

parlamenti i malit te ziKrivokapiq: Partitë e pakicave, satelitë të DPS-it

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Ranko Krivokapic, në një intervistë për Douche Welle tha se në Mal të Zi një parti qeverisë gjithë kohës, 45 plus 25 vjet, që do të thotë 70 vjet. Ai tha se Partia e tij (SDP) e ka mundësuar një dinamikë të re politike në Mal të Zi dhe se votimi i deputetëve të kësaj parti kundër Qeverisë mundësoi rirenditje në skenën politike.

nika genciNdërsa për partitë e pakicave (partitë shqiptare, boshnjake e kroate) të cilat në votëbesimin e Qeverisë e dhanë votën e tyre në përkrahje të Qeverisë Djukanovic, Krivokapic tha se ato janë përfaqësues falsifikat të pakicave dhe janë satelitë të DPS-së.

Ai tha se partia e tij (SDP) ashtu sikurse me vetëdije ka vendosur në vitin 1998 për të përkrahë Djukanovic-in i cili braktisi Milosevic-in, “edhe tani duhet të bëjmë të njëjtën gjë, të bashkojmë opozitën qytetare në Mal të Zi e cila mund të jetë alternativë për një parti e cila qeverisë gjithë kohës, 45 plus 25 vjet, që do të thotë 70 vjet. Diçka të tillë nuk ka askund në rrafshin evropian, e as nuk kishte ndonjëherë” tha Krivokapic.

Rikujtojmë se më 27 janar në Parlamentin malazias u votua për votëbesimin e Qeverisë. Qeveria Djukanovic fitoi 42 vota nga 41 të nevojshme për të ruajtur shumicën. Dy deputetët nga partitë shqiptare, ai Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj dhe i Forcës Genci Nimanbegu votuan në përkrahje të Qeverisë. Pa këto dy vota, Djukanovic nuk do të kishte siguruar shumicën. /MALESIA.ORG/

Furra Tahiri