Ulqin: Nënshkruhet marrëveshja për formimin e pushtetit të ri

ulqin psuhteti i ri 2016Sot në Ulqin është nënshkruar marrëveshja politike për formimin e pushtetit lokal në këtë qeverisje lokale.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar përfaqësues të DPS-së, Forcës, Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” (koalicion i përbërë nga Partia Demokratike, Lidhja Demokratike në MZ dhe Perspektiva) dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve.

Dy partitë shqiptare Forca dhe Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” udhëhiqnin pushtetin lokal të Ulqinit, por pas prishjes së koalicionit dhe futjes së krizës politike në këtë komunë, nisën bisedimet me DPS-në opozitare për krijimin e pushteti të ri lokal. Megjithatë, me kërkesë të DPS-së për një koalicion të gjerë, si Forca, ashtu dhe Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” do të jenë pjesë e pushtetit të ri lokal, por kësaj herë me DPS-në.

Këto subjekte politike kishin shumicën, por vetë e prishën dhe futën DPS-në në pushtet.

Sipas gazetës “Vijesti”, Dusko Markovic, nënkryetar i qeverisë së Malit të Zi dhe ish shef i shërbimit të agjencisë së inteligjencës, është ai i cili arriti të bashkojë politikanët shqiptarë në Ulqin.

“Dusko, pat sukses të bëjë atë që nuk ja arritën, as KNSh e KKSh, as Presidentet e Shqipërisë e Kosovës dhe as Albin Kurti me 2012 , i cili për disa ditë bisedime e takime në Ulqin, u mundua ti bashkojë liderët e partive shqiptare, në prag të zgjedhjeve parlamentare të po atij viti, por pa sukses”, shkruan ish kryetari i KNSH-së Tahir Tahiri.

Koordinatorët DPS-së për Ulqin Halil Dukovic dhe Ivica Kalezic, në bisedimet për rikompozimin e pushtetit lokal me krerët e partive shqiptare, kanë punuar sipas sugjerimeve të Markovic-it, ndërsa kryetari i Këshillit Komunal të DPS-së Loro Nrekic pak çka është pyetur, shkruan Vijesti.

Shumica e ardhshme në Kuvendin lokal të Ulqinit do të përbëhet nga DPS-ja me 9 këshilltarë, Forca me 8, Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” me 7 dhe UDSH-ja me 3 këshilltarë, gjegjësisht 27 këshilltarë nga 33 që ka Kuvendi. /MALESIA.ORG/

Furra Tahiri