Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar do të organizoi tubim edhe në Tuz

LSHBMë 16 korrik zyrtarizohet LSHB, që synon Shqipërinë e Bashkuar

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka caktuar 16 korrikun 2016 për zyrtarizimin e saj.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar synim kryesor ka bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar, si qëllim përfundimtar për zgjidhjen në tërësi të çështjes kombëtare shqiptare.

Në njoftimin e tyre, thuhet se më 16 Korrik 2016, në ora 15:00 në Prishtinë, do të organizohet mbajtja e Këshillit Themelues, ndërsa tubime promovuese do të mbahen edhe në këto kryeqendra të Shqipërisë: në Tiranë (23 Korrik), Shkup (30 Korrik), Preshevë (6 Gusht), Janinë (13 Gusht) dhe Tuz (20 Gusht), mbaron njoftimi i nënshkruar nga Tahir Veliu, ideator i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar./MALESIA.ORG/

 

Furra Tahiri