Nik Gjeloshaj bojkoton parlamentin

Nik-GjeloshajNë shenjë proteste ndaj veprimeve të fundit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, deputeti Nik Gjeloshaj ka vendosur të largohet nga punimet e Parlamentit të Malit të Zi, për aq kohë sa, siç tha ai, ta shohë të arsyeshme dhe në interes të qytetarëve shqiptarë kthimin e tij në këtë Parlament.

Apeli im është që edhe deputetët tjerë shqiptar të largohen nga Parlamenti dhe të aktivizohen në mënyrë që të gjithë bashkarisht të “zgjojmë” organet kompetente që të reagojnë dhe ta ndalojnë botimin e këtij fjalori i cili përhap urrejtje nacionale, fyerje të ndjenjave kombëtare dhe të drejtave të shqiptarëveka thënë Gjeloshaj.

Ai ka paralajmëruar se do të ngritë padi kundër Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.

“Në qoftë se brenda kompetencave të saja për disa ditë Prokuroria nuk reagon, atëherë unë si deputet do i dorëzoj Prokurorit akuzën penale ndaj Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi dhe autorit të këtij fjalori, me kërkesë që fjalori të ndalohet dhe Akademia dhe autoret të përballën me ligjin për atë që kanë bërë”, ka përfunduar Gjeloshaj.

Në anën tjetër, është e pafalshme që deputeti tjetër nga partitë shqiptare, Genci Nimanbegu ende nuk ka reaguar kundrejt Akademisë malazeze, as si deputet dhe as si kryetari i institucionit më të lartë shqiptar në Mal të Zi, Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve. /MALESIA.ORG/

Furra Tahiri